Obama paralajmëron për rrezikun e rritjes së nacionalizmit

Amerika

Obama paralajmëron për rrezikun e rritjes së nacionalizmit

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 23:13
Ish-presidenti amerikan, Barack Obama

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama paralajmëroi sot në Madrid për rrezikun e rritjes së nacionalizmit, si një përgjigje ndaj ndryshimeve teknologjike dhe politike në botë.

”Ne shohim një rritje të nacionalizmit përballë një ndryshimi të jashtëzakonshëm që po përjeton bota në aspektin teknologjik, ekonomik dhe politik”, deklaroi Barack Obama në prani të 2000 personave gjatë një samiti në kryeqytetin spanjoll për ekonominë e riciklimit dhe inovacionin teknologjik, transmeton ATSH.

“Ne jetojmë në një periudhë politikisht të vështirë, në planin shoqëror individët janë shumë të shqetësuar. Ndryshimet po ndodhin shumë shpejt, njerëzit pyesin veten nëse mund t’i përshtaten këtyre ndryshimeve, ata kanë frikë”, shtoi ai. Ish-presidenti amerikan ngriti në këtë kontekst shqetësimin e tij për  fragmentimin e opinionit publik për shkak të trajtimit divergjent të informacionit sipas mediave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat