Pompeo kërkon nga talibanët të angazhohen në bisedimet për paqe

Amerika

Pompeo kërkon nga talibanët të angazhohen në bisedimet për paqe

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 19:07
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo. Kabul, 9 korrik, 2018.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, u bëri thirrje luftëtarëve talibanë që të zhvillojnë bisedime për paqe me Qeverinë afgane.

Ai i bëri këto komente në Kabul, ku bëri një vizitë të paparalajmëruar më herët.

Rreth 14,000 trupa amerikane ndodhen aktualisht në Afganistan, në kuadër të një misioni që udhëhiqet nga NATO-ja.

Ata kryesisht janë të angazhuar në operacione antiterroriste, që kanë në shënjestër militantët e grupit Shteti Islamik dhe të Al Kaidës.

Kjo është shenjë e përkushtimit të Amerikës, tha Pompeo në një konferencë për media me presidentin afgan, Ashraf Ghani.

"Strategjia u dërgon mesazh të qartë talibanëve se ata nuk mund të na nxjerrin jashtë", tha Pompeo.

Ai përsëriti se Uashingtoni është i gatshëm të marrë pjesë në bisedime të drejtpërdrejta me talibanët, por tha se procesi i paqes duhet të udhëhiqet nga Qeveria në Kabul.

"Roli amerikan do të ishte i rëndësishëm, por ne nuk mund t'i udhëheqim bisedimet", tha Pompeo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat