Shoferi padit Trumpin: Më ka borxh 3.300 orë jashtë orarit - Bota Sot
Shoferi padit Trumpin: Më ka borxh 3.300 orë jashtë orarit

Amerika

E premte, 20 korrik 2018

Shoferi padit Trumpin: Më ka borxh 3.300 orë jashtë orarit

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 22:24
Donald Trump

Një njujorkez, i cili për më shumë se dy dekada ka punuar si shofer personal i Donald Trump, pretendon se presidenti aktual i SHBA, përkatësisht një nga kompanitë e tij, i ka borxh atij para të mëdha për mijëra orë të papaguara.

Në një padi të paraqitur në Gjykatën e Lartë të Shtetit në Nju Jork, Noel Sintron pretendon se “Organizata Trump”, emri kolektiv për më shumë se 500 kompani dhe organizata biznesi në pronësinë e presidentit amerikan, nuk pagoi gjithsej 3.300 orë jashtë orarit për gjashtë vjet.

Noel Sintron pohon se për më shumë se një çerek shekulli ka punuar për Trump, dhe atë 50 deri 55 orë në javë. Ai mbeti pjesë e stafit më të afërt të Trump edhe kur shërbimet e sigurimit u kujdesën për të si shef të Shtëpisë së Bardhë.

Në vitin 2010, paga e tij mujore u rrit nga 68.000 në 75.000 dollarë, por më pas iu hoqën kontributet për sigurim shëndetësor. Sintron thotë se në përputhje me rrethanat Trump ka kursyer 17.866 dollarë në vit.

Shuma bazë e parave të papaguara është 178.000 dollarë, pasi Sintron ka punuar për 54 dollarë në orë, raporton Newshub.

“Organizata Trump” nuk ka komentuar rastin. Përndryshe, kjo padi është vetëm një nga një numër i atyre që tashmë janë paraqitur në Gjykatën e Lartë të Shtetit të Nju Jorkut në Manhattan më parë, të cilat janë të drejtuara kundër Trump dhe kompanive të tij.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test