Dosjet sensitive të dronëve amerikanë shiten në Dark Web - Bota Sot
Dosjet sensitive të dronëve amerikanë shiten në Dark Web

Amerika

E mërkurë, 19 shtator 2018

Dosjet sensitive të dronëve amerikanë shiten në Dark Web

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 18:52
Foto

Kompania për siguri kibernetike, Recorded Future, njoftoi se disa nga të dhënat ishin vjedhur nga një kompjuter i kapitenit të Forcave Ajrore të SHBA-së.

Në dosje përfshihen udhëzuesit e mirëmbajtjes për dronët MQ-9 Reaper dhe shumë doracakë trajnimi për trupat e vendosura jashtë SHBA-së, transmeton KosovaPress.

Policia tani është duke u përpjekur për të gjetur hakerin që vodhi dosjet.

Dosjet e dronëve u vodhën nga një ‘bug’ i njohur në një router që kapiteni kishte përdorur.

Ai nuk kishte arritur të azhurnonte pajisjen, duke e lënë atë të hapur ndaj një sulmi "rrëmbyes", i cili më pas i jepte të huajve qasje në rrjetin me të cilin lidhej.

Kapiteni kishte përfunduar një "sfidë kibernetike" pak para se të vidheshin dokumentet.

Dokumentet tjera janë vjedhur në mënyrë të ndarë nga burimi.

Ato përfshinin taktika për të mposhtur pajisjet shpërthyese të improvizuara, një manual rezervë të tankeve M1 Abrams dhe mënyrën për të luftuar me tanke.

Bisedat me hakerin zbuluan se ai kishte qasje të thellë në rrjetet ushtarake të SHBA-së dhe shpesh shikonte pamjet e gjalla të hedhura nga dronët në operacione.

Asnjë nga informacionet e vjedhura nuk u klasifikuan, por shumë prej tyre iu nënshtruan kontrolleve strikte të qeverisë amerikane, të dizajnuara për të kufizuar se cilat mund të lexoheshin dhe të përdoreshin.

Çmimi që kërkohet për dokumentet nuk është zbuluar nga Recorded Future.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test