SHBA akuzon një grua ruse për spiunim

Amerika

SHBA akuzon një grua ruse për spiunim

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 08:45
Maria Butina

Autoritetet amerikane arrestuan një grua ruse nën akuzat se ka vepruar si agjente e huaj për Qeverinë ruse.

Në dosjet e dorëzuara në gjykatën federale në Uashington, prokurorët thanë se Maria Butina, 29 vjeçe, ka punuar për të depërtuar në organizatat politike amerikane, përfshirë Shoqatën Kombëtare të Pushkëve, organizatë lobuese me ndikim të madh.

Butina ka zhvilluar lidhje të ngushta me Partinë Republikane dhe është bërë mbështetëse e të drejtave për armë, raportuan mediat amerikane.

Avokati i saj, Robert Driscoll, tha klientia e tij nuk është "agjente", por “studente e marrëdhënieve ndërkombëtare, e cila po përpiqet të ndjekë karrierën në biznes".

Sipas avokatit, Butina nuk ka bërë përpjekje të ndikojë ose të minojë ndonjë politikë, apo ligj të veçantë, apo Shtetet e Bashkuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat