Shpërthim në Nju Jork, pesë të plagosur

Amerika

Shpërthim në Nju Jork, pesë të plagosur

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 20:22
Nju Jork

Pesë persona janë plagosur, pas shpërthimit që ka ndodhur sot në Nju Jork në një gyp të gazit.

Shpërthimi i gypit ka ndodhur në lagjen Manhatan, poshtë “Fifth Avenue”. Siç raportojnë mediat amerikane, shpërthimi i tubit shkatërroi një pjesë të asfaltit dhe pastaj u shfaq një re e bardhë në lartësi prej dhjetëra metrave. Për shkak të sigurisë janë evakuuar banorët nga 28 ndërtesa për rreth perimetrit të shpërthimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat