Të paktën 17 persona kanë humbur jetën sot në shtetin e Misurit të SHBA, kur një varkë me turistë u përmbys në liqenin Rock. Autoritetet lokale njoftuan se gjatë aksionit të forcave të shpëtimit, 14 turistë u arrit të shpëtohen, kurse 7 prej tyre janë të lënduar. Raportet e para flisnin për 13 të vdekur dhe 4 të zhdukur. Varka u përmbys për shkak të stuhisë.