ShBA-të shqyrtojnë heqjen e sanksioneve ndaj kompanisë ruse të aluminit

Amerika

ShBA-të shqyrtojnë heqjen e sanksioneve ndaj kompanisë ruse të aluminit

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 16:45
Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin

Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin tha se Shtetet e bashkuara po konsiderojnë heqjen e kompanisë prodhuese të aluminit “Rusal”, nga lista e sanksioneve.

Kompania ruse u “ndëshkua” nga sanksionet e vendosura nga qeveria amerikane në muajin prill të këtij viti ndaj miliarderit rus Oleg Deripaska dhe 8 kompanive ku ai ishte aksioner në mazhorancë, përfshi këtu edhe “Rusal”. për kryerje të “aktiviteteve malinje”.

Por këto masa shkaktuan kërdinë në tregun botëror të aluminit, duke detyruar shumë liderë të shteteve të ndryshme, të lobojnë pranë Departamentit të Thesarit në Shtetet e Bashkuara, për të hequr sanksionet ndaj “Rusal-it”.

Vetë kompania gjithashtu ka bërë përpjekje të forta për të zbutur sanksionet amerikane, ndërsa tashmë duket se ka marrë konfirmimin e Mnuchin, se situata do të rishikohet.

“ne kemi marrë një propozim nga “Rusal” për heqjen nga lista e kompanive të sanksionuara dhe do ta shikojmë me vëmendje. Qëllimi ynë nuk është të nxjerrim jashtë tregut këtë kompani”, deklaroi Mnuchin, duke nënkuptuar se tashmë e ka të qartë rolin e “Rusal” në tregun e aluminit në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat