"Putini nuk është i mirëseardhur në Uashington"

Amerika

"Putini nuk është i mirëseardhur në Uashington"

Më: 25 korrik 2018 Në ora: 09:16
Paul Ryan, Donald Trump dhe Mitch McConnell

Liderët e Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke cituar ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane, thonë se nuk do të ftojnë presidentin rus Vladimir Putin për t'ju adresuar Kongresit nëse pranon që të organizohet samiti i radhës në mes dy presidentëve në Uashington.

Më 24 korrik, Zëdhënësi i Shtëpisë së Përfaqësuesve, Paul Ryan dhe lideri i Senatit Mitch McConnell, refuzuan të kenë qasje miqësore ndaj Putinit dhe shprehën mospajtim për përkrahjen e Trumpit ndaj Putinit pas samitit në Helsinki.

Ryan dhe McConnell thanë se nuk kanë plane t'i kërkojnë Putinit t'i adresohet Kongresit - nderim që u bëhet liderëve të huaj.

"Ne natyrisht nuk do ta ftojmë atë për një fjalim të përbashkët", tha Ryan. "Këtë e rezervojmë për aleatët".

"E kemi bërë të qartë se Putin nuk është i mirëseardhur në Capitol", tha McConnell.

Këto komente vijnë pas deklarimeve të Putinit që tha se është duke u menduar nëse duhet të zhvillojë një takim të ri me Trumpin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat