Amerikanët e mbijetuar nga rrëzimi i avionit, paditin kompaninë e fluturimit - Bota Sot
Amerikanët e mbijetuar nga rrëzimi i avionit, paditin kompaninë e fluturimit

Amerika

E premte, 16 nëntor 2018

Amerikanët e mbijetuar nga rrëzimi i avionit, paditin kompaninë e fluturimit

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 09:23
Rrëzimi i avionit

11 shtetas amerikanë, që i mbijetuan rrëzimit të avionit të “Aeromexiko”, në shtetin verior të Meksikës, Durango, kanë ngritur një padi ndaj kompanisë, në shtetin e Çikagos.

Lajmi është bërë i ditur nga studioja e avokatisë që ka marrë përsipër të përfaqësojë paditësit, ndërsa nga ana e kompanisë nuk ka ardhur ende asnjë reagim zyrtar në lidhje me këtë çështje.

Aeroplani meksikan i pasagjerëve Embraer 190, u shkatërrua në afërsi të pistës, menjëherë pas ngritjes, gjatë asaj që pasagjerët e kanë përshkruar si mot me erëra të forta, breshër dhe shi. Të 103 pasagjerët dhe ekuipazhi mbijetuan, duke u evakuuar nga aeroplani para se ky i fundit të përfshihej nga zjarri.

“Të gjithë njerëzit në këtë fluturim kanë të drejtë të dinë saktësisht se çfarë e shkaktoi rrëzimin e avionit. Një aeroplan thjesht nuk bie nga qielli sepse po bie shumë shi”, tha avokati i paditësve.

Drejtori i Aviacionit Civil në Meksikë, Luis Gerardo Fonseca deklaroi se aktualisht po punohet ende për të zbardhur plotësisht shkaqet e rrëzimit të avionit, që mund të kishte pasoja fatale për pasagjerët në bord.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test