Çmimi i naftës WTI afër 67 dollarë, SHBA shet rezervat e saj strategjike

Amerika

Çmimi i naftës WTI afër 67 dollarë, SHBA shet rezervat e saj strategjike

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 12:40
Ilustrim

Çmimi i naftës amerikane WTI tani është afër 67 dollarë për fuçi, përpara lëshimit të të dhënave të aksioneve javore në SHBA, qeveria e së cilës po vazhdon të shesë naftë nga rezervat strategjike.

Çmimet e naftës kanë ndryshuar pak sot, njoftoi agjencia me bazë në Nju Jork, Bloomberg.

Nafta e lehtë amerikane për dërgesat e shtatorit, kontrata e të cilit skadon sot, u rrit 0.5 për qind në 66.76 dollarë për fuçi në bursën e Nju Jorkut.

Qarkullimi total ishte rreth 50 për qind nën mesataren 100-ditore.

Nafta WTI u rrit 52 centë në 66.43 dollarë për fuçi dje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat