Trump i kërkon Pompeot të mos shkojë në Korenë e Veriut

Amerika

Trump i kërkon Pompeot të mos shkojë në Korenë e Veriut

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 21:12
Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e ka urdhëruar sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo të shtyjë udhëtimin në Korenë e Veriut, sepse sipas tij, denuklearzimi në gadishullin Korean po zhvillohet shumë ngadalë.

"I kërkova sekretarit të shtetit Mike Pompeo, të mos shkonte në Korenë e Veriut tani, sepse mendoj se ka pasur progres të pamjaftueshëm në lidhje me denuklearzimin e Gadishullit Korean", shkroi Trump në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat