Trump njofton largimin e avokatit të Shtëpisë së Bardhë

Amerika

Trump njofton largimin e avokatit të Shtëpisë së Bardhë

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 18:46
Donald Trump

Donald Trump njoftoi sot largimin e avokatit të Shtëpisë së Bardhë, Don McGahn pikërisht në momentin kur hetimi i prokurorit special, Robert Mueller, po bëhet gjithnjë e më shumë kërcënues për rrethin e ngushtë të presidentit të SHBA-së.

”Avokati i Shtëpisë së Bardhë, Don McGahn do të lërë postin në vjeshtë, menjëherë pas konfirmimit të gjyqtarit Brett Kavanaugh në Gjykatën Supreme”, njoftoi Trump në një postim në Twitter.

”Kam punuar për një kohë të gjatë me Don dhe e vlerësoj vërtetë punën e tij”, shtoi ai, pa dhënë më shumë sqarime në lidhje me arsyet e largimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat