Bilanci i uraganeve, Trump: U “fry” nga demokratët

Amerika

Bilanci i uraganeve, Trump: U “fry” nga demokratët

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 19:31
Donald Trump

Sipas presidentit amerikan, Donald Trump, nuk është e vërtetë që rreth 3 mijë vetë humbën jetën në Porto Riko pasi ishulli u godit nga dy uragane, vitin e shkuar.

“3 mijë vetë nuk vdiqën në dy uraganet që goditën Porto Rikon”, shkruan ai në Tëitter pa dhënë prova që mbështesin pretendimin e tij.

Ai shton se demokratët kanë ekzagjeruar shifrën zyrtare për ta bërë atë që të duket se më keq që të jetë e mundur. Bilanci zyrtar u publikua muajin e kaluar, pas një studimi të pavarur. Të enjten, Trump shkroi në një seri postimesh në Twitter se demokratët e sulmonin atë pasi me sukses mblodhi miliarda dollarë për të ndihmuar në rindërtimin e Porto Rikos. Sipas presidentit republikan, numri i viktimave është rritur artificialisht duke shtuar në bilanc edhe ata që vdisnin nga shkaqe natyrore, si per shembull mosha e shkuar…”Politikë e keqe, por unë e dua Porto Rikon”, shkruan ai.

Postimet e Trump vijnë, ndërsa uragani Florence, një stuhi e kategorisë së dytë, pritet të shkaktojë përmbytje të mëdha në brigjet lindore të shteteve të bashkuara.

Një studim i universitetit Xhorxh Taun, arriti në përfundimin se 2975 persona kishin humbur jetën në Porto Riko si pasojë e uraganit Maria, që goditi ishullin në shtator 2017.

Guvernatori i Porto Rikos, që porositi kërkimin, tha se e pranonte shifrën si zyrtare. Studimi doli në përfundimin se shifra fillestare e viktimave, 64, përfshinte vetëm ata që kishin humbur jetën drejtpërsëdrejti në uraganet Maria dhe Irma. Por, universiteti ka marrë në konsideratë edhe ata që vdiqën në gjashtë muajt në vijim si rezultat i kujdesit të mangët shëndetësor, mungesës së energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat