Amerikanët planifikojnë sanksione më të rrepta për Rusinë

Amerika

Amerikanët planifikojnë sanksione më të rrepta për Rusinë

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 11:57
Manisha Singh

Ligjvënësit amerikanë kanë rritur presionin mbi Rusinë pasi administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, zbuloi planet për sanksione të reja kundër Moskës.

"Ne kemi në plan të vendosim një raund të dytë të rreptë të sanksioneve mbi Rusinë”, tha Manisha Singh, ndihmës sekretare për Byronë e Çështjeve Ekonomike dhe të Biznesit të Departamentit të Shtetit, para ligjvënësit në një seancë dëgjimore të komitetit të dhomës, dje.

Anëtarët e Kongresit u ankuan që administrata e Trump kishte qenë shumë ngurruese për të goditur Rusinë me sanksione pas dyshimeve për përdorimin e një agjent nervor ndaj një ish-spiuni në Salisbury të Britanisë së Madhe.

Trump për më tepër parapëlqente përmirësimin e marrëdhënieve me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Sipas Manisha Singh, administrata Trump tani ka hartuar një plan më të ashpër të sanksioneve kundër Rusisë që do të vendosen në nëntor.

Sanksionet e reja synojnë forcimin e sigurisë së mbarëvajtjes së zgjedhjeve afatmesme të kongresit që mbahen në nëntor.

Sanksionet pritet të jenë bankare, si dhe të ndalojnë prokurimin e artikujve të mbrojtjes, të ndihmës së parë, etj.

Sipas SHBA-së, sanskionet do të mundëosjnë që Kombet e Bashkuara të kryejnë "inspektime dhe të pranojnë një pohim se [Rusia] nuk do të përdorë më agjentët e nervave ndaj njerëzve".

Singh vuri në dukje se Rusia nuk do t'i nënshtrohet sanksioneve të reja nëse ajo u siguroi inspektorëve garanci "të verifikueshme".

Raundi i parë i sanksioneve kishte kufizuar eksportet në Rusi të mallrave dhe teknologjive amerikane të konsideruara të ndjeshme në baza të sigurisë kombëtare, duke përfshirë elektronikë, lazer dhe disa teknologji të specializuara të prodhimit të naftës dhe gazit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat