Ish-shefi i fushatës së Trumpit pranon fajin për dy akuza

Amerika

Ish-shefi i fushatës së Trumpit pranon fajin për dy akuza

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 16:51
Paul Manafort

Paul Manafort, ish-udhëheqës i fushatës zgjedhore të presidentit amerikan, Donald Trump, e pranoi fajin për dy akuza kriminale të ngritura nga zyra e këshilltarit të posaçëm, Robert Mueller.

Ky i fundit është duke hetuar ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Manafort e pranoi fajin për akuzën për konspiracion kundër SHBA-së dhe akuzën për konspiracion për të penguar drejtësinë.

Manafort, muajin e kaluar, u dënua në tetë akuza për mashtrim, mashtrim bankar dhe moszbulim të llogarive bankare.

Manafort, 69 vjeç, ka qenë një figurë kyçe në rrethin e brendshëm të Trumpit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat