Guterres pritet të bëjë thirrje kundër unilateralizmit në Asamblenë e Përgjithshme

Amerika

Guterres pritet të bëjë thirrje kundër unilateralizmit në Asamblenë e Përgjithshme

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 09:33
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres dhe presidenti amerikan, Donald Trump.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres pritet të paraqesë një imazh të zymtë të shteteve në botë, në ditën e hapjes së mbledhjes vjetore të martën, duke u fokusuar në thyerjen e besimit global dhe nevojën për të luftuar unilateralizmin, dhe rikthimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Zëvendës-zëdhënësi i OKB-së, Farhan Haq, ka thënë se Guterres pritet të “alarmojë edhe për ndryshimet klimatike” si dhe të bëjë thirrje që të gjithë njerëzit të përfitojnë nga teknologjia e re, “përmes luftimit të rreziqeve nga aktet e dëmshme në hapsirën kibernetike”.

Shefi i OKB-së, pritet që të kërkojë nga liderët botërorë “më shumë solidaritet për të avancuar drejt paqes, të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të qëndrueshëm”.

Këtë vit, 133 liderë botërorë kanë njoftuar se do të jenë pjesë e sesionit në Asamblenë e Përgjithshme, e cila përfundon punimet më 1 tetor.

Në mesin e pjesëmarrësve këtë vit janë edhe ata që janë cilësuar si liderë popullistë, duke përmendur presidentin amerikan, Donald Trump, presidentin e Polonisë, Andrzej Duda, kryeministrin italian, Giuseppe Conte, së bashku me ministrat e Jashtëm të Hungarisë dhe Austrisë.

Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley u ka thënë gazetarëve javën e kaluar se Trump, i cili shtyn përpara politikën “Amerika e Para”, do të flasë për “mbrojtjen e sovranitetin të SHBA-së”, pak pasi të përfundojë fjalimin Guterres.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat