Republikanët kritikojnë Trumpin pasi u tall me akuzuesen e Kavanaugh

Amerika

Republikanët kritikojnë Trumpin pasi u tall me akuzuesen e Kavanaugh

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 19:19
Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkura, Donald Trump, u përball me kritika nga republikanët e tij, pasi u tall me gruan që thotë se është sulmuar seksualisht nga i emëruari i Trumpit për gjykatës të Gjykatës Supreme.

Senatorët Jeff Flake dhe Susan Collins - votat e të cilëve janë të rëndësishme për konfirmimin e gjyakatësit Brett Kavanaugh - folën një ditë pasi Trump i bëri deklaratat në një tubim në Misisipi.

Flake tha se komentet e presidentit janë "të tmerrshme".

"Të diskutohet diçka kaq e ndjeshme në një tubim politik, nuk është e drejtë", tha Flake për televizionin NBC.

"Komentet e presidentit ishin thjesht gabim", tha senatorja Collins.

Trump bëri shaka me, siç tha, paaftësinë e profesoreshës Christine Blasey Ford për të kujtuar detajet e natës kur supozohet se ka ndodhur sulmi kundër saj.

Më 27 shtator, Ford dëshmoi para Komitetit të Senatit për Drejtësi, dhe pas saj edhe Kavanaugh, i cili i mohoi fuqishëm akuzat.

Akuzat kundër Kavanaugh e kanë shtyrë votimin në Senat për konfirmimin e tij, i cili ka qenë e paraparë të mbahet javën e kaluar.

FBI po heton aktualisht akuzat e ngritura nga Ford.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat