Ky është superbowl-i ynë! Të raportosh nga “syri” i stuhisë - Bota Sot
Ky është superbowl-i ynë! Të raportosh nga “syri” i stuhisë

Amerika

E shtunë, 20 tetor 2018

Ky është superbowl-i ynë! Të raportosh nga “syri” i stuhisë

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 11:25
Raportimi nga stuhia

Në kushte ekstreme të motit, po ndodh gjithnjë e më shpesh, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, që shikuesit para televizioneve të shohin një reporter në mesin e kushteve të vështira, aq sa të rrezikojnë edhe jetën.

Shikuesit në SHBA u mbërthyen para ekraneve pasditen e së enjtes, duke parë uraganin “Michael” që godiste Floridën, me reporterët që ishin në frontin e parë, duke dhënë informacione për kushtet ekstreme.

Raportimi i stuhive është një nga ngjarjet e rralla të gazetarisë, ku trupi fizik i një gazetari bëhet një mekanizëm informacioni. Në “Weather Channel”, ekipet e reporterëve shtrëngonin fort mikrofonët dhe sforcoheshin të qëndronin në këmbë, ndërsa erërat përplaseshin me ta pranë bregut të detit.

Por, përse e bëjnë gjithë këtë televizionet amerikane në veçanti?

“Ka një argument të fortë që qëndrimi në mesin e një stuhie nuk është diçka e zgjuar për t’u bërë, veçanërisht kur njerëzve u është kërkuar me zë të fortë evakuimi”, thotë Chris Cuomo i CNN.

Pavarësisht kushteve apo stuhisë, reporterët e motit nuk e fshehin krenarinë për trimërinë e treguar dhe angazhimin e tyre për ta sjellë historinë në ekran, ashtu siç duket në terren.

Ka ndodhur që, për këtë të paguhet edhe çmimi, siç ndodhi me reporterët e “Good Morning America”m që u goditën dhe thuajse u mbytën nga një dallgë gjatë uraganit “Sandy” në vitin 2012.

Në maj të këtij viti, dy gazetarë në Karolinën e Veriut humbën jetën, pasi një makinë ra mbi ta, ndërsa po mbulonin kushtet e motit gjatë stuhisë “Alberto”. A ia vlen e gjithë kjo, dhe më e keqja, a është ky një shembull i rrezikshëm për njerëzit që u është kërkuar të evakuohen?

Për shumë gazetarë, kjo është një arritje. Sa më të rrezikshme kushtet, aq më shumë shikues ata tërheqin, aq më shumë rriten edhe mundësitë e tyre për avancim në karrierë. Edhe i famshmi Dan Rather nisi ngjitjen pasi raportoi për një uragan në Houston në vitin 1961.

“Ky është superbowl-i ynë”, thonë ata.

Image
Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test