Shndërrimi i Plutonit në energji, Trump mbyll projektin

Amerika

Shndërrimi i Plutonit në energji, Trump mbyll projektin

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 13:20
Donald Trump

Administrata e Presidentit Donald Trump i ka dhënë fund shndërrimit të Plutonit, i ruajtur prej Luftës së Ftohtë, në energji, pasi projekti do të kushtonte miliarda dollarë.

Konsorciumi CB&I Areva MOX Services LLC, që përfshin kompaninë shtetërore franceze Orano, të njohur si Areva, ka qenë në proces të ndërtimit të projektit në lumin Savana në Karolinën jugore që nga viti 2007.

Por, Administrata e Sigurisë Bërthamore në SHBA, përmes një njoftimi ka theksuar se projekti ka marrë fund. “Ky njoftim anulon kontratën në tërësi dhe hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në njoftim.

Futja nën tokë e Plutonit do të kushtonte rreth 20 miliardë dollarë për dy dekadat e ardhshme. Kundërshtuesit e këtij projekti deklaruan se “taksapaguesit mund të flenë të qetë për shkak se paratë e tyre nuk do të shpenzohen për një gropë të quajtur MOX”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat