Pasojat e uraganit Michael

Amerika

Pasojat e uraganit Michael

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 20:07
Një banor i qytetit të Marianës në Florida

Uragani Michael që goditi disa shtete amerikane ditët e fundi ka lënë pas shkatërrim, kaos dhe viktima. Në shumë rajone, nuk ka ujë, energji dhe banorët po përballen me mungesa të furnzimit me ushqime ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 17. Një banor i qytetit të Marianës në Florida, i cili qëndroi në shtëpi gjatë stuhisë, po gjen mënyra për t’u përballur me gjendjen e vështirë. Korrespondentja e Zërit të Amerkës, Elizabeth Lee sjellë hollësitë.

Në Mariana, një qyteti i vogël i goditur nga uragani Michael, ka një rreze shprese dhe kafe të nxehtë në këtë dyqan që normalisht merret me larjen e makinave. Këto ditë, dyqani shërben për diçka tjetër.

"Gatuam disa ushqime këtë mëngjes. Përgatitëm patate, vezë dhe kafe."

Eugene Browns ka gjetur një mënyrë për të mbijetuar dhe ndihmon aq sa mundet të tjerët që ndalojnë tek dyqani i tij.

"Jeta është rezultat i zgjedhjeve që bëni. Nëse keni mundësi, duhet të përshtateni me atë dhe të ndihmoni fqinjët. Ndihmoni të tjerët me ushqime dhe ujë, sepse ne do të kemi nevojë për një komunitet të bashkuar për të tejkaluar këtë vështirësi".

I rrethuar nga shkatërrimi, zoti Brown thotë se fëmijëria e tij e ndihmoi në formimin e pikëpamjeve të tij mbi jetën.

"Ne u rritëm atje ku nuk kishim ujë. Duhej të merrnim ujë nga fqinjët tanë".

Zoti Brown ka ujë në dyqanin e tij, por uragani dëmtoi një pjesë të tij.

"Ishte e tmerrshme. Era godiste nga çdo anë, duke përplasur dyert. Ishte e pamagjinueshme, një gjendje tepër e keqe. Por ne do të mbijetojmë. Ne do ta tejkalojmë këtë. Shumë njerëz të tjerë janë goditur shumë më keq se sa ne."

Forca e uraganit mund të shihet në mbarë qytetin, me pemë të rrëzuara dhe ndërtesa të shkatërrura. Një pjesë e banorëve u evakuuan, por shumë të tjerë qëndruan në shtëpitë e tyre.

Banorët vendosën të qëndronin këtu për arsye të ndryshme. Disa prej tyre thonë se thjesht nuk mendonin se urgani do të ishte kaq i fuqishëm. Ky qytet ndodhet rreth 90 kilometra në veri të vendit ku uragani preku tokën, por edhe në këtë zonë pasojat janë të mëdha.

"Ky ishte një nga momentet më të frikshme të jetës sime. Unë jam me fat që jam gjallë dhe në gjendje të shoh miqtë e mi sot, nënën time dhe qenin tim. Qyteti ynë nuk do të jetë kurrë ashtu si më parë, më vjen keq për të gjithë ata njerëz që po vuajnë pasojat e uraganit".

Mariana mund të mos jetë i njëjti qytet përsëri, por mund të bëhet më i mirë me optimizmin e zotit Brown, ndërsa ai dhe fqinjët e tij ndihmojnë njëri-tjetrin për t'u rimëkëmbur./voa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat