SHBA kërkon epërsi, zhvillon 4 armë të reja

Amerika

SHBA kërkon epërsi, zhvillon 4 armë të reja

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 23:19
Ushtria amerikane po modernizon sistemet LRPF

Ushtria amerikane po kërkon armë më të fuqishme e më të mëdha, për të ruajtur epërsi jo vetëm në ajër e në det, por edhe në artileri e sisteme predhash nga toka.    

Rusia, ashtu si Kina, kanë investuar bollshëm në ushtri dhe kanë fuqizuar me sukses artilieritë dhe sistemet e mbrojtjes tokë-ajër.

Për të mbajtur epërsinë, ushtria amerikane po zhvillon katër teknologji të reja. Përparësia është zhvillimi i artilerive që të shkatërrojnë pozicione të fortifikuara armike që nga 1500 kilometra largësi.

Image
Ushtria amerikane po modernizon sistemet LRPF, të cilat kanë si qëllim të asgjësojnë sistemet armike Anti-Akses dhe Anti-Denial.
Image
Armët Hiper-Sonike me Rreze të Gjatë dhe Predha Strategjike me Rreze të Gjatë veprimi. Të parën, ushtria do ta përdorë kundër bazave armike të fortifikuara, duke shkatërruar sistemin e tyre mbrojtës që nga 1500 kilometra largësi. Pas asgjësimit hyn në veprim Predha Strategjike me Rreze të Gjatë veprimi, e cila është më pak e kushtueshme dhe mund të shkatërrojë më në masë, pasi të jetë asgjësuar sistemi mbrojtës.
Image
Predha Sulmi me Precizion të Lartë, është një përditësim masiv i sistemit aktual. Praktikisht, e njëjta armë, por shumë më e madhe, dhe shumë më e saktë. Kjo predhë ka aftësinë të përdorë sensorë për të ndjekur me saktësi shënjestra si municione të cilat mund të shpërthejnë e të bëjnë më shumë dëme. Këto armë godasin që nag 500 kilometra largësi.
Image
Artilieria me rreze të zgjeruar është një modernizim i sistemit Paladin. Sistemi i ri i artilierisë për fushëbeteja pritet të godasë që nga 120-130 kilometra largësi.
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat