Rrëzohet një helikopter i marinës amerikane

Amerika

Rrëzohet një helikopter i marinës amerikane

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 18:32
Marina nuk dha detaje rreth dëmtimit të helikopterit apo aeroplanmbajtëses

Një helikopter i marinës amerikane u rrëzua të premten në kuvertën e fluturimit tëaeroplanmbajtëses amerikane "Ronald Reagan", duke shkaktuar plagosjen e disamarinarëve.

Në një deklaratë të flotës së 7-të të marinës thuhej se helikopteri MH-60 Seahawk urrëzua menjëherë pas ngritjes të premten në mëngjes, ndërsa aeroplanmbajtësja ishtelarguar nga bregu i Filipineve.

Gjendja shëndetsore e të gjithë marinarëve të plagosur është e qëndrueshme dhe asnjëprej tyre nuk ka marrë dëmtime që u kërcënojnë jetën. Por në deklaratën e marinës nukthuhej numri i marinarëve të plagosur. Sipas saj disa prej tyre do të marrin trajtimmjeksor pasi të arrijnë breg, por pa u përcaktuar se ku.

Marina nuk dha detaje rreth dëmtimit të helikopterit apo aeroplanmbajtëses, por tha se anija ishte plotësisht e aftë për të kryer misionin e saj për sigurinë dhe stabilitetin në rajonin e Indo-Paqësorit. Nga momenti i aksidentit në aeroplanmbajtëse kanë rifilluarfluturimet. Shkaqet e rrëzimit të helikopterit janë ende nën hetim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat