Trump ndërpret ndihmat për tri shtete për shkak të emigrantëve?

Amerika

Trump ndërpret ndihmat për tri shtete për shkak të emigrantëve?

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 16:26
Ilustrim

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi sot se do të fillojë të ndërpresë ose të reduktojë ndjeshëm ndihmat për tri vende të Amerikës Qendrore për shkak të karvanëve me emigrantë që shkojnë në kufirin jugor të SHBA-së.

AP raporton se Trump tha nëpërmjet Twitter se "Guatemala, Hondurasi dhe El Salvador kanë dështuar të bëjnë punën e tyre dhe të parandalojnë njerëzit të largohen nga vendi dhe të hyjnë ilegalisht në SHBA".

Këto tre vende kanë marrë më shumë se 500 milionë dollarë nga SHBA në vitin e kaluar fiskal.

"Për fat të keq, duket se policia dhe ushtria e Meksikës nuk kanë qenë në gjendje të ndalojnë karvanin", tha Trump, duke shtuar se ai paralajmëroi policinë kufitare dhe ushtrinë se kjo ishte një çështje urgjente me rëndësi kombëtare.

Agjencia AP thotë se zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë nuk ofruan detaje të mëtejshme mbi këtë situatë dhe çfarë do të thotë kjo.

Dje, rreth 5,000 emigrantë nga Amerika Qendrore janë në kolonën e gjatë 1,5 kilometrash duke shkuar drejt kufijve të SHBA-së dhe Meksikës.

Numri i migrantëve në kufi u rrit gjatë natës pa ndikuar përpjekjet e qeverisë meksikane për t'i ndaluar ata në kufi. Disa qindra emigrantë kanë aplikuar për statusin e refugjatëve në Meksikë, dhe 1.500 emigrantë besohet të vijnë në vend, shkruan AP.

Fermerët, bukëpjekësit, amviset dhe studentët nga Guatemala, El Salvador dhe Honduras janë kryesisht në karvanin me emigrantë që kërkojnë të hyjnë në SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat