Uragani "Vila" arrin në kategorinë e pestë

Amerika

Uragani "Vila" arrin në kategorinë e pestë

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 18:41
Uragani

Uragani i sapo formuar "Vila" ka arritur fuqinë e uraganit të kategorisë së pestë dhe po shkon drejt bregdetit të Meksikës, në jug të Masatlanës, njoftoi sot Qendra Kombëtare e Uraganit në SHBA.

"Vila" po sjell me vete një erë prej 260 kilometrash në orë, megjithëse supozohet se do të dobësohet përpara se të arrijë nesër në kontinent.

Uragani ndodhet 215 kilometra në jug-perëndim të Cape Corrientes dhe po shkon drejt veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat