Një karvan emigrantësh drejt SHBA-së

Amerika

Një karvan emigrantësh drejt SHBA-së

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 20:57
Emigrantët

Karvani me emigrantë amerikanoqendrorë që është drejtuar për në SHBA përbëhet nga më shumë se 7000 persona, njoftoi sot zëdhënësi i OKB-së, Farhan Aziz Haq, duke cituar një vlerësim të bërë nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (OIM).

“Karvani përbëhet nga 7233 persona, ku shumica kanë për synim të vazhdojnë marshimin e tyre drejt veriut”, deklaroi zëdhënësi gjatë një konference për shtyp, duke theksuar nevojnë që ata të trajtohen me respekt dhe dinjitet, shkruan ATSH.

Farhan Aziz Haq thkesoi se OIM-ja dhe Komisariati i Lartë (HCR) i OKB-së janë mobilizuar për të dhënë asistencë për këta emigrantë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat