Çfarë është Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme ose INF?

Amerika

Çfarë është Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme ose INF?

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 19:10
Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme (INF), i cili u nënshkrua në dhjetor 1987

Presidenti Donald Trump është zotuar të tërhiqet nga një marrëveshje e rëndësishme e armëve nga periudha e Luftës së Ftohtë me Rusinë, duke akuzuar Moskën për shkelje të saj. Ja disa informacione kyçe rreth traktatit.

Çfarë është INF?

Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme (INF), i cili u nënshkrua në dhjetor 1987 nga presidenti i atëhershëm amerikan, Ronald Reagan dhe udhëheqësi sovjetik Mikhail Gorbaçov, kërkon nga të dyja palët të eleminojnë të gjitha raketat e tyre bërthamore dhe konvencionale të hedhura me raketa balistike dhe detare me rreze veprimi prej 500 deri në 5,500 kilometra së bashku me sistemet e hedhjes.

Deri në mesin e viteve 1970, Bashkimi Sovjetik kishte instaluar raketa të reja SS-20, me destinacion Europën. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e NATO-s u përgjigjën me një politikë "të dyfishtë" të vendosjes së raketave me rreze të mesme, të armatosura me armë bërthamore dhe raketave Pershing II, ndërsa kërkonin një marrëveshje kontrolli të armëve me sovjetikët. Negociatat filluan të japin fryt kur Gorbaçovi u bë udhëheqës i Bashkimit Sovjetiknë mars të vitit 1985.

Traktati INF, i cili hyri në fuqi më 1 qershor 1988, fillimisht zbatohej vetëm për raketat amerikane dhe sovjetike. Megjithatë, në vitin 1991, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, traktati u zgjerua për të mbuluar shtetet ish-sovjetike, duke përfshirë Rusinë, Bjellorusinë, Kazakistanin dhe Ukrainën. Vende të tjera evropiane, përfshirë Gjermaninë, Hungarinë, Poloninë, Çekinë, Sllovakinë dhe Bullgarinë, përfundimisht eliminuan gjithashtu rezervat e tyre të raketave me rreze të mesme.

Pse disa zyrtarë amerikanë dhe rusë e kundërshtojnë traktatin?

Zyrtarët rusë janë ankuar se Traktati INF në mënyrë të padrejtë e pengon Rusinë të ketë armë si Kina, dhe ngritën mundësinë që Rusia mund të tërhiqet nga marrëveshja. Ndërkohë, zyrtarët amerikanë e kanë akuzuar Rusinë për zhvillimin dhe vendosjen e një rakete të re të lëshuar nga toka që shkel traktatin.

Në mënyrë të ngjashme, John Bolton, i cili tani është këshilltar i Sigurimit Kombëtar i presidentit Donald Trump, shkroi një artikull në Wall Street Journal në gusht 2011, ku përmend arsenalin në rritje të Kinës me raketa kruz dhe balistike, si dhe kërcënimin e mundshëm të raketave nga Irani dhe Koreja e Veriut, si dëshmi që Traktati INF e kishte "tejkaluar dobinë e tij në formën e tanishme".

"Megjithë prirjen në rritje të Kremlinit për trazira ndërkombëtare, si Moska dhe Uashingtoni kanë një interes të përbashkët për të mos i lidhur duart me një traktat që lidh vetëm këto dy vende", shkruante Bolton më 2011.

Pse mbështetësit e traktatit thonë se ai e vlen të mbahet në fuqi?

Përkrahësit e Traktatit INF argumentojnë, ndër të tjera, se nga tërheqja do të përfitonte Rusia, pasi gjeografia e saj është më e përshtatshme për përdorimin e raketave të tilla të me rreze të mesme. Ata thonë se nuk ka shans që Shtetet e Bashkuara të jenë në gjendje të riorganizojnë raketat me rreze të mesme në Europë, as në Korenë e Jugut dhe Japoni, ku ato do të ishin më efektive kundër kundërshtarëve amerikanë si Koreja e Veriut.

Ata thonë se tërheqja nga traktati do të sillte vetëm pak përfitime strategjike për SHBA-në, duke i dhënë Moskës një fitore propagandistike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat