Numër rekord i të zgjedhura në Dhomën e Përfaqësuesve

Amerika

Numër rekord i të zgjedhura në Dhomën e Përfaqësuesve

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 10:03
CNN raporton se 96 gra pritet të fitojnë në Dhomën e Përfaqësuesve, me 31 prej tyre që zgjedhen për herë të parë ndërsa 65 të tjera do të vazhdojnë mandatin.

Një numër rekord i grave pritet të zë ulëse në Dhomën e Përfaqësuesve në një natë të suksesshme për kandidatet në spektrin politik.

CNN raporton se 96 gra pritet të fitojnë në Dhomën e Përfaqësuesve, me 31 prej tyre që zgjedhen për herë të parë ndërsa 65 të tjera do të vazhdojnë mandatin. Kjo shifër tejkalon rekordin e mëparshëm prej 85 përfaqësueseve.

Në Senat, CNN-i ka parashikuar se 11 gra do të fitojnë ulëse, dy prej tyre do të jenë kandidate të reja kurse nëntë do të vazhdojnë mandatin.

Numrat për secilën kategori janë të suksesshëm për demokratët që kanë 76 fituese në Dhomën e Përfaqësuesve, për dallim nga republikanët që përfaqësohen me 11 gra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat