Trump: Nuk jam i shqetësuar për hetimin rus

Amerika

Trump: Nuk jam i shqetësuar për hetimin rus

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 20:29
Presidenti amerikan, Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump theksoi sot se nuk është i shqetësuar në lidhje me hetimin nga prokurori special Robert Mueller, në lidhje me një bashkëpunim të mundshëm mes ekipit të fushatës së tij presidenciale të vitit 2016 dhe Rusisë.

“Nuk jam i shqetësuar për asgjë për sa i përket hetimit rus, sepse është një mashtrim”, deklaroi presidenti gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, një ditë pas legjislativeve të mesmandatit, shkruan ATSH.

Madje ai garantoi se nuk do t’i japë fund këtij hetimi, që prej shumë muajsh ai e cilëson si një “gjueti shtrigash”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat