Policia lokale: 13 të vrarë në incident me armë zjarri në Kaliforninë e Jugut

Amerika

Policia lokale: 13 të vrarë në incident me armë zjarri në Kaliforninë e Jugut

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 12:21
Foto

(E plotësuar) - Autoritetet në Kaliforninë e Jugut thonë se një person i armatosur vrau 12 vetë të mërkurën në darkë duke qëlluar në një bar dhe një klub nate.

Sherifi i komunës Ventura, Geoff Dean tha në komentet për gazetarët se polici i parë që kishte mbërritur në skenën e ngjarjes në klubin Borderline Bar & Grill në qytetin Thousand Oaks ishte qëlluar sapo ishte futur për t'u përballur me personin e armatosur.

Ai tha se oficeri Ron Helus, me një karrierë 29 vjeçare në forcat e rendit kishte vdekur më pas në spital.

"I thashë bashkëshortes së tij se ai vdiq pas një akti heroik," tha sherifi.

Incidenti ka lënë edhe plot të plagosur, por Sherifi Dean tha se numri i saktë ende nuk dihet sepse shumë prej tyre kishin shkuar vetë në spital për mjekim.

"Është një incident i tmerrshëm. Është pjesë e episodeve të tmerrshme që po shohim në këtë vend kudo; kjo e bën të pamundur të analizosh logjikisht akte të tilla të palogjikshme," tha sherifi.

Hetuesit po bashkëpunojnë me agjentët e FBI-së për të zbuluar identitetin e personit që qëlloi dhe motivet e aktit.

Sherifi Geoff Dean tha se personi që dyshohet si autor i aktit u gjet i vdekur në bar. Ai ishte qëlluar me plumb por nuk është e qartë se nga kush.

Dëshmitarët përshkruanin një skenë kaosi kur filluan të dëgjohen të shtënat dhe klientët në klubin e vallëzimit vrapuan të fshihen e të mbrohen nga goditjet.

Image

12 të vrarë në Kaliforni

Të paktën 12 persona janë vrarë kur një person i armatosur ka shtënë me armë zjarri në klubin e natës në Thousand Oaks, Kalifornia, njoftoi sot policia.

Qindra njerëz ishin brenda kur ndodhi incidenti mbrëmë rreth orës 11:20 sipas kohës lokale.

Dëshmitarët thanë se njerëzit kanë përdorur karrige për të thyer dritaret në përpjekje për të ikur,

Policia ka bërë të ditur për Los Angeles Times se të paktën 30 plumba janë shtënë dhe se personi i armatosur ka përdorur bomba tymuese. Është ende e paqartë se çfarë lloj arme ka përdorur ai.

Zyrtarët policorë thanës e trupi i sulmuesit është gjetur i vdekur brenda në lokal dhe është e paqartë vdekja e tij.

Në mesin e viktimave është edhe një zyrtar policor, që ndërroi jetë pas marrjes së lëndimeve.

Thousand Oaks ndodhet rreth 40 mile larg Los Anxhelosit. Policia është duke hetuar zbardhjen e rastit, transmetojnë mediat amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat