Mbi 2 milionë persona i kanë ikur krizës në Venezuelë nga viti 2015

Amerika

Mbi 2 milionë persona i kanë ikur krizës në Venezuelë nga viti 2015

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 22:36
Pamje të migrantëve duke ikur, foto nga arkivi.

Kombet e Bashkuara kanë thënë të enjten se të paktën 2.3 milionë persona kanë ikur nga kriza ekonomike dhe ajo politike e Venezuelës nga viti 2015, duke paralajmëruar se kapaciteti i shteteve që kanë mirëpritur këta persona tani është zvogëluar tejet “shumë”.

Agjencitë e OKB-së për refugjatë dhe migrim kanë thënë që më shumë se tre milionë shtetas të Venezuelës tani jetojnë jashtë shtetit.

“Shumica e këtyre personave janë larguar nga viti 2015”, ka thënë zëdhënësi i agjencisë së OKB-së për refugjatë, William Spindler, transmeton AFP.

Spindler ka thënë se bazuar në rezultatet e anketave, personat që kanë ikur kanë numëruar një varg arsyesh për të marrë këtë hap, përfshirë kushtet e rënda ekonomike, pasigurinë, dhunën dhe zvogëlimin e rezervave të ushqimit dhe ilaçeve.

Qeveria e presidentit të këtij shteti, Nicolas Maduro është goditur me një varg sanksionesh për shkak të shtypjes së kritikëve opozitarë dhe atyre të shoqërisë civile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat