Shkon në 31 numri i personave të vdekur nga zjarri në Kaliforni

Amerika

Shkon në 31 numri i personave të vdekur nga zjarri në Kaliforni

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 07:54
Foto

Është rritur numri i personave të vdekur nga zjarret në Kaliforni. Deri më tani është raportuar për 31 persona të vdekur, me më shumë se 200 njerëz të tjerë të zhdukur.

Sipas policisë, gjashtë persona të tjerë u konfirmuan të vdekur në veri të shtetit.

Gjithashtu në jug, zjarri ka marrë jetën e dy personave, pasi dëmtoi vendpushimet e plazhit duke përfshirë pjesë të Malibus-ë.

Afro 250 mijë njerëz janë detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre duke iu shmangur flakëve të mëdha.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat