Gjashtë fëmijë kanë vdekur në një aksident në Peru

Amerika

Gjashtë fëmijë kanë vdekur në një aksident në Peru

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 10:27
Foto ilustrim

Shtatë persona, prej tyre gjashtë fëmijë kanë vdekur dhe 12 janë lënduar kur një autobus që transportonte një ekip të futbollit me fëmijë deri 14 vjeç ra në greminë.

Kështu ka raportuar Ministria e Punëve të Brendshme e Perusë ndërsa transmetojnë mediat e huaja.

Në aksident kanë vdekur gjashtë djem të mitur  dhe ngasësi i autobusit.

Sipas Ministrisë në autobus kanë qenë gjithsej 35 persona.

“Aksidentet në këtë zonë janë të shpeshta për shkak të rrugës së ngushtë”, kanë thënë autoritetet peruane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat