Rritet numri i viktimave nga zjarret në Kaliforni

Amerika

Rritet numri i viktimave nga zjarret në Kaliforni

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 08:09
Malibu, Kaliforni

Edhe 13 trupa të pajetë u gjetën në Kaliforni, duke çuar në 42 numrin e të vdekurve nga zjarret në këtë shtet amerikan.

Trupat u gjetën në dhe përreth qytetit të prekur më së keqi - Paradise.

Së paku 228 njerëz figurojnë të zhdukur derisa zjarret vazhdojnë të përhapen, tha sherifi i qarkut, Kory Honea.

Rreth 7,200 struktura janë shkatërruar dhe rreth 15,500 të tjera janë në rrezik.

Zjarret u përshkruan si të më të këqijat në historinë e Kalifornisë.

Historikisht, "stina e zjarreve" në Kaliforni fillonte në verë dhe zgjaste deri në vjeshtën e hershme, por ekspertët tani paralajmërojnë për rrezik gjatë gjithë vitit.

Kushtet e motit dhe ndryshimet klimatike shihen si shkaktarët kryesorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat