Shkon në 50 numri i të vdekurve në Kaliforni, mijëra zjarrfikës përleshen me flakët

Amerika

Shkon në 50 numri i të vdekurve në Kaliforni, mijëra zjarrfikës përleshen me flakët

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 08:52
Kaliforni

Në “Camp Fire” në veri të Kalifornisë janë djegur rreth 130 mijë akra tokë, sipas njoftimit zyrtar të martën në mbrëmje. Numri i të vdekurve ka arritur në 48. Në të gjithë vendin ka gjithsej 50 të vdekur.

Rreth 9 mijë zjarrfikës janë duke luftuar me flakët, që janë bërë më vdekjeprurëset dhe më kushtueshme në historinë e vendit. Ekipet e kërkimit kanë përdorur sharra elektrike dhe qentë për gjetjen e lufomave në “Camp Fire”.

Ata që kanë mbijetuar janë përpjekur të gjejnë një vend për të qëndruar. Në jug të Kalifornisë, urdhrat për evakuim u hoqën në shumë zona, por atyre qëu kthyen në shtëpi u thanë të iknin prapë.

“Është e tmerrshme”, tha Alex Goodwin nga hidden valley. “Ne u evakuuam, menduam se rreziku kaloi dhe pastaj sigurisht, kthehemi prapë....kjo është e tmerrshme.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat