Gjykata urdhëron rikthimin në Shtëpinë e Bardhë të gazetarit të CNN-it

Amerika

Gjykata urdhëron rikthimin në Shtëpinë e Bardhë të gazetarit të CNN-it

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 23:55
Gjykata urdhëron rikthimin në Shtëpinë e Bardhë të gazetarit të CNN-it

Një gjyqtar në Uashington urdhëroi Shtëpinë e Bardhë t’i kthejë lejen e hyrjes reporterit të CNN-it, Jim Acosta, pasi ajo iu revokua nga shërbimi sekret amerikan.

CNN-i mundi të shënojë sot një fitore në përballjen me Shtëpinë e Bardhë.  Gjykata urdhëroi ti rikthejë akreditimin një gazetari të televizionit privat për të patur akses në presidencë pas një debati të ashpër me Donald Trump, shkruan ATSH.

Gjyqtari Timothy Kelly mori një vendim të përkohshëm, bazuar në çështje procedurale dhe jo mbi thelbin e çështjes. Shtëpia e Bardhë njoftoi se do ti bindej vendimit, duke i kthyer “përkohësisht” të drejtën e hyrjes në presidencë gazetarit Jim Acosta.

Pavarësisht një vendimi të përkohshëm, mbrojtësit e lirisë së shtypit përshëndetën fitoren për CNN dhe në mënyrë më gjithëpërfshirëse për mediat, objekt i vazhdueshëm i shënjestrimit të presidentit Trump, i cili i etiketon rregullisht si “armiq të popullit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat