Të shtëna në Çikago, ka shumë viktima

Amerika

Të shtëna në Çikago, ka shumë viktima

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 00:03
Mediat amerikane njoftojnë se një person i dyshuar është qëlluar nga policia.

Policia e Çikagos ka njoftuar se nga të shtënat që kanë ndodhur sot në një spital, veç të pagurëve, dyshohet se ka edhe të vrarë.

Spitali Mercy është përgjakur nga një sulm me armë zjarri, i cili ka hyrë në spital dhe ka qëlluar disa persona.

“Ka raporte për viktima të shumta”, njoftoi policia, duke mos dhënë numër apo nëse personat janë të vdekur apo të plagosur.

Mediat amerikane njoftojnë se një person i dyshuar është qëlluar nga policia.

Polica ka rrethuar zonën dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos lëvizin në atë zonë, ndërsa është zbrazur spitali.

SHBA-ja po përballet më sulme të shumta ndaj civilëve, nga persona të armatosur dhe shumë organizata kanë bërë thirrje që të vihet një kontroll me i rreptë shtetëror ndaj armeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat