81 të vdekur dhe 699 të zhdukur nga zjarri në Kaliforni

Amerika

81 të vdekur dhe 699 të zhdukur nga zjarri në Kaliforni

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 10:47
Foto ilustrim

Bilanci i “Camp Fire”, zjarri më vdekjeprurës në historinë e Kalifornisë, ka arritur në 81 të vdekur pas zbulimit të dy kufomave të reja, njoftuan sot disa përgjegjës.

Numri i personave të shpallur të zhdukur në zjarr ka kaluar nga 200 në 870, një shifër që vetëm ka ndryshuar ditët e fundit për shkak të vështirësive për gjetjen e trupave në qytetin Paradis, ku pjesa më e madhe është shkatërruar nga flakët. Ky numër arriti kulmin të shtunën me 1 276 persona ndërsa të hënën rezultonin vetëm 699 të zhdukur.

Zjarri që ka shkatërruar 61 500 hektarë dhe më shumë se 12 600 shtëpi që prej 8 nëntorit në veri të shtetit është nën kontroll në masën 75%. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat