Sami Kanaqi, kryetar i ri i Shoqates Kraja

Amerika

Sami Kanaqi, kryetar i ri i Shoqates Kraja

Beqir Sina, New York Nga Beqir Sina, New York Më 24 janar 2022 Në ora: 15:24
Foto nga vendi i ngjarjes

STATEN ISLAND: Me datën 23 Janar Shoqata Kraja mbajti mbledhjen për zgjedhjet të pergjithshme me ç’rast u formua këshilli dhe kryesia.

Në faqen e saj zyrtare në rrjetin social Facebook, Shoqata Kraja , njofton se me datën 23 Janar 2022, në ambijentet e lokalit Nino’s Restaurant në Staten Island NY, është mbajtur mbledhja për zgjedhjet e përgjithshme të Shoqatës Kraja.

Po simbas këtij informacioni formal, thuhet se në këto zgjedhje përmes një procesi të hapur kan paraqitur kandidaturat e tyre për kryetar apo pozita tjera brenda Shoqatës, dhe më pas është votuar edhe për Kryetarin e ardhshëm, këshillin dhe strukturat drejtuese!

Mbas procesit zgjedhor, Sami Kanaqi është zgjedhur kryetari i ri i Shoqates Kraja, duke marrë detyrën e kryetarit mbas mandatit të përfunduar dy vjeçar të kryetarit Mirsad Kovaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat