OKB: 27 Janari, Dita Ndërkombëtare e Kujtesës

Amerika

OKB: 27 Janari, Dita Ndërkombëtare e Kujtesës

OKB: 27 Janari, Dita Ndërkombëtare e Kujtesës Nga OKB: 27 Janari, Dita Ndërkombëtare e Kujtesës Më 27 janar 2022 Në ora: 17:03
OKB: 27 Janari, Dita Ndërkombëtare e Kujtesës

27 janari është caktuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara si Dita Ndërkombëtare e Kujtimit të Holokaustit. Që nga viti 2005, Kombet e Bashkuara dhe vendet anëtare të saj kanë organizuar ceremoni përkujtimore për të shënuar përvjetorin e çlirimit të kampit famëkeq të Aushvic-Birkenau në Poloni, dhe për të nderuar gjashtë milion viktimat hebreje të Holokaustit dhe miliona viktima të tjera të nazizmit.

“Kjo është historia e vdekjes së gjashtë milionëve personave dhe vuajtjes së miliona njerëzve dhe historia e dhunës që është është ushtruar në miliona fëmijë e të rritur. Do të ishte fshirja e së vërtetës për të kaluarën, nëse nuk e kujtojmë”- ka thënë Jeremy Best, profesor historie.

Auschwitz-Birkenau është një nga kampet më të njohura të përdorura nga nazistët në Luftën e Dytë Botërore. Ishte një qytet polak i quajtur dikur Oswiecim para se të ndahej në të dy pjesët e kampit, Aushvic dhe Birkenau. Ky kamp u çlirua nga Bashkimi Sovjetik në Janar 1945.

Më 1 nëntor 2005, Asambleja e Përgjithshme e KB miratoi rezolutën 60/7 për të caktuar 27 janarin si Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Holokaustit. E njëjta rezolutë mbështet zhvillimin e programeve arsimore për të kujtuar Holokaustin dhe për të parandaluar genocidin e mëtejshëm.

Rezoluta inkurajon shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara të ruajnë në mënyrë aktive vendet që nazistët përdorën gjatë “Zgjidhjes përfundimtare”. Rezoluta gjithashtu dënon të gjitha format e “intolerancës fetare, nxitje, ngacmim ose dhunë ndaj personave ose bashkësi bazuar në origjinën etnike ose besimin fetar” në të gjithë botën.

Image
OKB: 27 Janari, Dita Ndërkombëtare e Kujtesës

Ceremonia e parë e përkujtimit u mbajt në 27 Janar 2006, në Selinë e KB në New York City

Shqipëria dhe Shqiptarët, zunë vendin kryesorë, duke nderuar aktin e papërsëritshëm dhe unikal në botë, ku as edhe një hebre nuk u dorëzua te gjermanët, madje edhe u mbrojt me sakrifica.

Ceremonia, e shënimit të 27 Janarit në Kombet e Bashkuara në New York, pesëmbëdhjetë vitet e fundit në Selinë e saj, shoqërohet me disa veprimtari të përbashkëta zyrtare, kryesisht të vendeve që u bënë shpëtimtarët. – Mikpritësit e hebrenjve në një ekspozitë të madhe, e cila hapet në sallën e njohur të kësaj ndërtese në New York, Galerinë Kryesore të Lobit Visitorve.

Shpëtimi i hebrenjve nga shqiptarët – gjithmonë kujtohet në ditën Ndërkombëtare e Holokaustit në OKB – Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit : “Shqiptarët një shembull i pashembullt në të gjithë botën” për mbrojtjen e hebrenjve.

“Rrëfimi i jashtëzakonshëm i Shqipërisë, ku një komb i tërë, si popullatë, ka vepruar bashkërisht për t’i shpëtuar hebrenjtë, është ky një rrëfim i papërshkrueshëm. Shqipëria e Luftës së Dytë Botërore, u bë streha më e sigurt e hebrenjve të përndjekur nga nazizmi. Me qindra hebrenj u mirëpritën dhe nuk u tradhtuan kurrë nga familjet mbajtëse, shqiptare, katolik, mysliman, bektashinj dhe ortodoks shqiptarë”.

Që nga viti 2010, Kombet e Bashkuara kanë caktuar tema specifike për përkujtimet vjetore. Atë vit, tema qendrore u përqendrua rreth të mbijetuarve nga Holokausti dhe mësimet që ata u kalojnë brezave të ardhshëm.

Përveç vëzhgimit të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, shumë nga vendet pjesëmarrëse kanë krijuar ditët e tyre të përkujtimit që shpesh janë të lidhura me ngjarje nga Holokausti.

“Kujtesa, dinjiteti dhe drejtësia”

Në vitin 2022, tema që drejton kujtimin dhe edukimin e Holokaustit të Kombeve të Bashkuara është "Kujtesa, Dinjiteti dhe Drejtësia".

Përkujtimi dhe edukimi i Holokaustit është pare si një imperativ globale në dekadën e tretë të shekullit të 21-të. Shkrimi i historisë dhe akti i kujtimit sjell dinjitet dhe drejtësi për ata që autorët e Holokaustit që synonin t'i zhduknin një popull të tërë.

Ruajtja e të dhënave historike, kujtimi i viktimave, sfidimi i shtrembërimit të historisë i shprehur shpesh në antisemitizmin bashkëkohor, janë aspekte kritike të kërkimit të drejtësisë pas krimeve të mizorisë, thuhet në këtë ditë përkujtimore.

Aktivitetet përkujtimore dhe edukative të Holokaustit për çdo vit tërheqin vëmendjen ndaj veprimeve të ndërmarra nga të mbijetuarit e Holokaustit në vitet e menjëhershme pas shkatërrimit dhe brutalitetit të Holokaustit, për të rimarrë të drejtat e tyre, historinë e tyre, trashëgiminë dhe traditat e tyre kulturore dhe dinjitetin e tyre.

Roli i luajtur nga institucionet dhe individët në mbështetjen e të mbijetuarve, ndikimi afatgjatë i Holokaustit në familjet e të mbijetuarve dhe ndikimi i Holokaustit në formësimin e politikës dhe ndërhyrjeve për të drejtat e njeriut do të hulumtohet.

Temat e 27 Janarit, Ditës Ndërkombëtare të Holokausit inkurajon veprimin për të sfiduar urrejtjen, për të forcuar solidaritetin dhe për të mbrojtur dhembshurinë.

Holokausti dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Informim është një shprehje e angazhimit të palëkundur të Kombeve të Bashkuara për të promovuar të drejtat e njeriut, për të luftuar antisemitizmin dhe racizmin dhe për të parandaluar gjenocidin në të ardhmen.

20 janar - 20 shkurt 2022 : Ekspozita “Pas Fundit të Botës: Personat e Zhvendosur dhe Kampet e Personave të Zhvendosur”

Evropa doli nga Lufta e Dytë Botërore krejtësisht e thyer, me miliona refugjatë të shpërndarë nëpër shumë vende. Administrata e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Rehabilitimin (UNRRA) u krijua për të rivendosur ata të zhvendosur nga kaosi i luftës dhe Holokaustit. Fragmentet nga e kaluara ndriçojnë punën e administratorëve të UNRRA-s dhe tregojnë se si, pas humbjes katastrofike, të mbijetuarit e Holokaustit kaluan në jetët e tyre të reja në kampet e personave të zhvendosur.

Ekspozita ka burime me artefakte dhe dokumente nga Arkivat e Kombeve të Bashkuara dhe Instituti YIVO për Arkivat e Kërkimeve Hebraike, dhe bazohet në ekspertizën e Qendrës për Studimin e Holokaustit, Gjenocidit dhe Krimeve kundër Njerëzimit në Qendrën e Diplomuar-CUNY.

Ekspozita u krijua nga Holokausti dhe Programi i Kombeve të Bashkuara, së bashku me Institutin YIVO për Arkivat e Kërkimeve Hebraike dhe Arkivat e Kombeve të Bashkuara, dhe me mbështetjen bujare të Universitetit Stockton.

Java e aktiviteteve të Përkujtimit, kulmonë ditën e mbylljes së veprimtarive më 28 janar me ceremoninë të quajtur Holokaust Memorial dhe që mbahet në sallën e Asamblesë së Përgjithshme.

Kjo ceremoni përfshin edhe një mesazh nga Sekretari i Përgjithshëm , e ndjekur më pas nga një deklaratë të dhënë nga përfaqësuesi i Përhershëm i Izraelit, në OKB, i cili gjithashtu, bënë një deklaratë në emër të shtetit të tij.

“Ata, që rrezikuan jetët e tyre për të shpëtuar hebrenjtë dhe të tjerët prej shfarosjes masive në Luftën e Dytë Botërore, janë bërë sot frymëzim për kurajën për të luftuar për një botë më të mirë”.

“Le të jetë ajo sot për të frymëzuar njerëzimin nga ata që kishin kurajën, guximin për t’u kujdesur – ata ishin njerëzit e zakonshëm që morën hapa të jashtëzakonshme për të mbrojtur dinjitetin njerëzor,” për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit në kujtim të viktimave të Holokaustit.

– Këtij kapitulli pak të njohur të historisë së Holokaustit, shembullit të kurajës morale të dhënë nga Shqipëria, OKB, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Holokaustit, i kushtoi një konferencë –më 27 Janar 2019

Kujtesë 

Më 27 Janar 2019 – në kujtim të Ditës të Holokaustit Misioni i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë në Kombet e Bashkuara në bashkëpunim me B’nai B’rith International – mbajti në përkujtimin vjetor Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, 27 Janarin.

Kjo datë u shënua me një panel përkujtimor për të vënë në pah edhe një herë shembullin trimëror dhe të pashembullt të shqiptarëve në mbrojtjen që u bënë hebrenjve – gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ky panel në të cilën morë pjesë dhjetëra vetë, madje edhe figura të njohura të komunitetit hebraik në SHBA, veprimtar shqiptarë, anëtarë të bordit të drejtorëve të lobit të vetëm dhe të parë shqiptarë në Amerikë, LQSHA, të udhëhequr nga Presidenti vullnetar – ish kongresisti i Nju Jorkut, Joe DioGuardi, dhe Shirli Cloyes DioGuardi, u mbajt me moton ” Një komb shpëtimtar : Shpëtimi i hebrenjve në Shqipëri ”

Aktiviteti në respektimin e Ditës Ndërkombëtare “Kujtimin e Viktimave të Holokaustit”, 27 Janarin - u mbajt në një nga sallat e pallatit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, në një bashkë-organizim nga Misioni i Përhershëm i Shqipërisë, në Nju Jork, Departamenti i KB-së për Komunikimet Globale dhe Kongresi Botëror i Hebrenjve, me titull: "Çështja e njerëzimit - Shpëtimi i hebrenjve në Shqipëria gjatë Holokaustit ".

Prijës fetarë islamë, të krishterë, ortodoksë dhe Hebre ( klerikë të të tre feve kryesore shqiptare), bashkë me dhjetëra personalitete nga jeta institucionale e diplomatët e dy shteteve tona, Shqipërisë e Kosovës ( Ish Ambasadorja Teuta Sahatqija, diplomatja Ines Demiri, Butrint Ymeri), përfaqësues të huaja në Kombet e Bashkuara, miq të Shqepëtave, historian, gazetar, dhe lider të komunitetit, veprimtar të dalluar, dëgjuan për më shumë se dy orë me vëmendje konferencën : "Çështja e njerëzimit - Shpëtimi i hebrenjve në Shqipëria gjatë Holokaustit " .

Kjo, konferencë u moderua nga Alison Smale, e cila është një gazetare britanike e cila shërben si Nën-Sekretare e Përgjithshëm për Komunikimet Globale, Departamenti i Informacionit Publik i Kombeve të Bashkuara, kurse, folëse kryesore këtij eventi ishte Përfaqësuesi e Përhershëm e Republikës së Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, H.E. Znj. Besiana Kadare.

Përgjigja e Shqipërisë, ndaj hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore mbetet një shembull i fuqishëm i dhembshurisë përballë brutalitetit nazist gjatë Holokaustit. Për këtë qëllim - për të përkujtuar këtë akt të papërsëritshëm që bën shqiptarët gjatë LDB , Departamenti i Komunikimeve Globale në bashkëpunim me Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, organizojë një konferencë multimediale për të ndërtuar ndërgjegjësimin dhe vlerësimin e veprimeve të shpëtimit nga shqiptarët e popullit hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Image
OKB: 27 Janari, Dita Ndërkombëtare e Kujtesës

Folësit e ftuar përfshinin; Ambasadorin Ronald Lauder, i cili është dhe President i Kongresit Botëror të Hebrenjve; Dr. Anna Kohen, Majlinda Myrto, familjet e së cilave u shpëtuan në Shqipëri gjatë Holokaustit, dhe z. David Estrin, Themelues i organizatës rinore "Së bashku ne kujtojmë"dhe Robert Singer nga organizata “ World Jewish Cong”.

Ndërsa, u përfshin në diskutime gjatë kësaj konference edhe kongresisti demokrat i Nju Jorkut, Eliot Engel, ish Ambasadori në detyrë i Shteteve të Bashkuara, në KB, Jonathan Cohen , ambasadori i Austrisë , Danny Dayan, Konsull Gjeneral i Izraelit, Imam Tahir Kukaj, ish Kongresisti republikan i Nju Jorkut, Xhozef DioGuardi, Presidenti i Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, anëtari i Këshillit bashkiak të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, dhe veprimtari i komunitetit shqiptar Cafo Boga.

Në fillim të Luftës së Dytë Botërore, komuniteti hebre shqiptar numëronte rreth 200 anëtarë. Një komunitet i vogël që autoritetet shqiptare e mbrojtën kundër nazizmit duke refuzuar të dorëzonin te gjermanët emrat e hebrenjve të pranishëm në territorin e tyre.

Jo vetëm kaq, por duke mos respektuar ligjet e vendosura nga pushtuesi, shumë qytetarë shqiptarë u dhanë identitet fals hebrenjve, me qëllimin që ata të dukeshin si shqiptarë.

Pjesa më e madhe u fsheh në ndërtesa dhe shtëpi private.

Në kohën e Mbretërisë Shqiptare, vitin 1938 ambasada shqiptare në Berlin vazhdoi të jepte viza për hebrenjtë edhe pse ata nuk ishin të dëshiruar në asnjë vend tjetër europian.

Edhe Albert Ajnshtajni, për t’u larguar në drejtim të SHBA-së, iu dha një pasaportë shqiptare, e Mbretit Zogu I, duke i mundësuar qëndrimin në Pogradec, dhe kalimin e tij me vizë shqiptare në Amerikë.

Në fund të luftës, hebrenjtë ishin rreth 2 000 persona dhe i vetmi vend në Europë ku asnjë hebre nuk u vra për shkak të ligjeve me karakter racor.

Këtij kapitulli pak të njohur të historisë së Holokaustit, shembullit të kurajës morale të dhënë nga Shqipëria, OKB, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Holokaustit, i kushtoi një konferencë.

“Holokausti demonstroi se si popujt mund të kalojnë nga një brutalitet i toleruar në një gjenocid dhe se si institucionet që tolerojnë çështjet lidhur me urrejtjen, fyerjet antisemite dhe ksenofobe, nxitin qytetarët në këtë rrugë”, deklaroi në këtë konferencë sekretarja e përgjithshme për Komunikimin Global në OKB, Alison Smale.

”Në të kundërt, Shqipëria përqafoi parimet e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, sipas së cilës, çdo njeri ka të drejtën e jetës, lirisë dhe sigurisë”, theksoi ajo.

”Sjellja e shqiptarëve ndaj hebrenjve demonstroi përgjegjësinë e secilit prej nesh si edhe pranimin e pasojave nga mosveprimi”, deklaroi Smale.

“Për këtë, është e rëndësishme të njohim historinë e përgjigjes që Shqipëria i dha Holokaustit, pasi ajo dëshmoi një sjellje pasionante. Të gjithë ne kemi një rol për mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, theksoi ajo.

”Për më tepër tani që jetojmë në kohën e rritjes së populizmit, ksenofobisë, neonazizmit dhe urrejtjes në botë”, tha sekretarja e përgjithshme për Komunikimin Global në OKB, Alison Smale.

Image
OKB: 27 Janari, Dita Ndërkombëtare e Kujtesës
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat