Parada shqiptare në Nju Jork, mijëra shqiptarë vërshojnë kuq e zi për 145 Vjetorin e Lidhjes së Prizrenit

Amerika

Parada shqiptare në Nju Jork, mijëra shqiptarë vërshojnë kuq e zi për 145 Vjetorin e Lidhjes së Prizrenit

Nga: Beqir Sina - New York City Më: 11 qershor 2023 Në ora: 08:35
Parada shqiptare përcolli me këtë rast një mesazh për bashkimin e Shqipërisë

Të shtunën, më 9 qershor në mesdrekë, u mbajt  në Nju Jork, Parada Ndërkombëtare e Emigrantëve – e cila mblodhi disa komunitete emingrantësh nga kryqetërthor botës, të parakalojnë mes një entusiasmi dhe gëzimi të paparë tradite dhe kulture.

Kjo, paradë për nga pjesmarrja vitet e fundit, njihet edhe si Parada Shqiptare, mbasi ky është një manifestim ku shqiptarët e zones së Tri -Shteshit, nën udhëheqjen e organizatës Rrënjët Shqiptare, për disa orë këndojnë e vallëzojnë, kuq e zi.

Këtë vit parada shqiptare shenojë edhe pjesmarrjen më të madhe - ndërsa mijëra shqiptarë nga zona e Tri-Shteshit, parakaluan për më shumë se një orë mes kengëve e vallveve shqiptare nga Shqipëria, Kosova e trojet shqiptare ne rrugen e famshme Amerika ne Manhatan ne zemer te Nju Jorkut.

Image
Parada shqiptare përcolli me këtë rast një mesazh për bashkimin e Shqipërisë

Fjalime, këngë  e valle, dhe veshjet tona folklorike, të Shqipërisë, Kosovës, dhe gjitha trevave shqiptare, bene qe Nju Jorku për disa orê te vishej në zemër të tij kuq e zi.

Këtë vit Parada Shqiptare, shënojë edhe 15 vjetorin e saj , prej se kur organizmin dhe manxhimin e saj për komunitetin shqiptar,  zyrtarisht e ka marrë përsipër organizata Rrënjët me Presidentin z. Marko Kepi, dhe anëtarët e organizatês Rrënjët Shqiptare ne bashkepunim me shoqatat e komunietetit shqiptar.

Ndërsa të pranishëm në paradë të si ftuar special ishin dhe disa figura të shquara nga institucionet njujorjeze , udhëheqës lojal dhe personalitete të nderuara nga Shqipëria e Kosova, si princi Leka Zogu II, deputeti Agron Shehaj , bojseri Enver Idrizi e tjere.

Parada shqiptare përcolli me këtë rast një mesazh për bashkimin e Shqipërisë

Në ndër vite, “Parada Shqiptare ” në New York, ka një dedikim të cilin kêsaj radhe ajo ja ka “qëlluar”një prej ngjarjeve më me peshë të kombit shqiptar, atë të “Lidhjes së Prizrenit ”.

Image
Parada shqiptare përcolli me këtë rast një mesazh për bashkimin e Shqipërisë

145 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, lëvizjes së parë e shqiptare e organizuar në mënyrë administrative, politike dhe ushtarake nga koha e Skënderbeut, kur shqiptarët të detyruar nga rrethanat e vitit 1878, thirrën një Kuvend Mbarëkombëtar, i cili synonte bashkimin e Shqipërisë.

Moderatorja e kësaj parade gazetarja Kozeta Turishta mbas këndimit të dy hymneve kombëtare të SHBA kënduar nga Norah Muhaxheri, dhe atë Shqipërisë, kënduar nga “Mjeshtri i Madh” Gêzim Nika, fjalën e hapjes ja dha organizatorit dhe drejtuesit të kësaj parade zotit Marko Kepi. 

Ndërsa, më pas në skenën e paradë kan vazhduar me fjalimet përshëndet, personaliteteve të larta , veprimtar të dalluar, lider të komunitetit dhe të ftuarit special.

Para nisjes së marrshit në sheshin para tribunês grupet e valltarëve grupi Rozafa dhe grupi i valleve Rrënjët Shqiptare, nisën këngët e vallëzimet këngë e valle shqiptare, nga Kosova, Shqipēria  Çamëria dhe të gjitha trevat shqiptare.

Marshi i paradës në bulevardin Amerika në Nju Jork, shoqerohej nga një shtrishe të madhe sa gjeresia e sheshit ku ishte shkruar “Pa Kosovë e Çamëri- nuk ka Shqipëri”.

Parada u organizua nën kujdesin e organizatës Rrënjët Shqiptare – Albanian Roots, me President, Marko Kepi -me mbështetejen e fuqishëm nga shoqatat dhe organizatat e komunitetit Shqiptarë, bizneset shqiptare në SHBA, dhe individ qe japin donacione per ta bere sa me shume madheshtore.

Marko Kepi thotë se “Ne me këtë paradë kërkojmë të rrisim sa më shumë patriotizmin tek shqiptarët e Amerikës, brezi i ri shqiptaro amerikan që ka lindur këtu të ruajnë kulturën dhe traditën shqiptare, duke mos harruar atë se janë shqiptarë”. Pra, “këta shqiptarë, thotë Kepi, të dinë se kanë një vend origjinë të tyre, që i lidh ata me vendin e tonë prej nga kanë ardhur. Dhe, kështu ata janë duke u integruar jo thjesht si amerikan - por si shqiptaro amerikanë".

Kepi ka narrë me këtë rast si shembull komunitetet e tjera, italianët, irlandezët, gjermanët e tjerë, në Amerikë, që kanë humbur identitetin e tyre kombëtar,  janë asimiluar shumë shpejt dhe nuk i dinë më rrënjët e tyre. “Ata nuk dinë se nga vinë prindërit e tyre, duke humbur vlerat e tyre kombëtare, që të bëhesh amerikan, thotë Kepi, është një gjë e mirë, dhe i ke të gjitha shanset që Amerika të jep, por kurrë mos harro se je shqiptar dhe se nga vjen”.

Moderatorja e kësaj parade, gazetarja e njohur Kozeta Turishta, e cila vazhdimisht bëri thirrje entuziaste që rrisin krenarinë e të qenit shqiptar, dhe inkurajoi pjesëmarrësit, kur shikonin ngjyrat kuq e zi, që si lumë vërshyen në Nju Jork: “ Çfarë bukurie e krenarie, tha ajo për çdo vit Parada Shqiptare, që mbahet në New York, ju dedikohet viseve apo territoreve shqiptare apo edhe figurave me peshë të madhe Kombëtare”.

Kjo paradë, për komunitetin shqiptar, është zgjedhur për të qenë si një shprehje e krenarisë shqiptare, duke filluar qysh me veshjet tradicionale, të shoqëruar ngado me ngjyrat e flamurëve kuqezi, tingujt emocionues të ritmeve të këngëve dhe valleve dhe muzikës shqiptare, nga të gjitha krahinat, të cilat krijuan në sheshin Amerika, një spektakël madhështor, duke u mundësuar mijëra shikueseve, në të dy anët e bulevardit, një paradë të paharrueshme, shqiptare.

Më së shumti ata që gëzojnë, në këtë paradë janë fëmijët shqiptarë të lindur në Amerikë, nxënësit e studentë shqiptarë, në shkollat amerikane, artistët, afaristët, biznesmenët, lider të komunitetit, veprimtarë të dalluar, njerëz nga më të suksesshmit në Amerikë, të cilët festuan nën tingujt e këngëve të Gëzim Nikës, Albërie Hajdergjonaj, Ilsi Ademi, Vida Kunora e tjere.

Këtë vit sponsorizues zyrtar të saj kanë qenë mbi 25 biznese shqiptare, të gjitha mediet shqiptare, përfshirë televizion kombëtar Klan dhe OraNews nga Tirana, si dhe organizatat dhe shoqatat. 

Në krye të kësaj parade me floats - rimorkiot e tërhequra nga makinat, u vunë Federata PanShqiptare Vatra, Ana e Malit, Fondacioni Palvë e Guci, Iliriada, Albanian Excellence, Qendra Kulturore Shqiptaro Amerikane - Riverdale NJ, Shoqata “ Kraja” Shoqata “ Rugova” , “Shkolla Shqipe Albalife” “ Aleanca Shqiptare New Jersey, Shoqata “Rozafa” e tjere.

Kurse, dy kuadratet një me makina luksoze dhe një grup motoristësh shqiptar nga Staten Island, dhe ata të shoqërisë "Sons of Illyrians - New York" me motorrçikleta parakaluan gjatë bulevardit me flamujt amerikan, shqiptar e atë të Kosovës.

Rrënjët Shqiptare, si një ndër organizatorët kryesorë dhe bartësit e kësaj parade në këto 15 vitet e fundit, organizoi në fund një pritje për të falenderuar të gjitha shoqatat dhe organizatat e komunitetit.

Organizata “Rrënjët Shqiptare - Albanian Roots” , e cila me një mbrëmje gala festoi dhe 15 vjetorin e themelimit të saj po në ditën e paradës shqiptare organizuar prej saj thotë se Ajo po vazhdon misionin e saj për 15 vite më radhë të bëjë një prej Paradave më të bukura e më të mëdha jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por padyshim dhe më e madhja në të gjithë Diasporën shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat