Dënohet me burgim të përjetshëm përdhunuesi i 9-vjeçares në SHBA

Amerika

Dënohet me burgim të përjetshëm përdhunuesi i 9-vjeçares në SHBA

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 14:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Burri i shpallur fajtor për përdhunimin dhe lënien me barrë të një 9-vjeçareje në Ohio e që më pas udhëtoi për në Indiana që të abortonte, është dënuar me burgim të përjetshëm.

Gerson Fuentes u paraqit në gjykatë në Ohio ku pranoi marrëveshjen që i lejon të kërkojë edhe një herë hapjen e çështjes ndaj tij pas 25 vjetësh, raportoi Guardian. 

Korrikun e kaluar, Fuentes u arrestua dhe akuzua për përdhunimin e një fëmije, rast që mori vëmendje kombëtare. Vajza e cila mbushi 10 vjeç pak kohë më pas u detyrua të udhëtonte në Indiana që të abortonte pasi nuk i lejohej në Ohio.

Fuentes kishte pranuar se e kishte përdhunuar vajzën të paktën dy herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat