Projektligji i Senatit amerikan i jep ndihmë trajnimit të SHBA-së për mbrojtjen e Kosovës

Amerika

Projektligji i Senatit amerikan i jep ndihmë trajnimit të SHBA-së për mbrojtjen e Kosovës

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 19 korrik 2023 Në ora: 17:01
Foto ilustrim

Senati amerikan fillon këtë javë debatin për një projektbuxhet masiv që do të përcaktojë prioritetet e ushtrisë amerikane gjatë vitit të ardhshëm. Demokratët dhe republikanë kanë shprehur tashmë pikëpamje të kundërta në Dhomën e Përfaqësuesve se sa duhet të jetë niveli i ndihmave për Ukrainën, ose për nismat për përfaqësimin e segmenteve të ndryshme të shoqërisë, si dhe për çështjen e abortit.

Dhoma e Përfaqësuesve me shumicë republikane miratoi të premten projektbuxhetin prej 874.2 miliardë dollarësh për mbrojtjen, me 219 vota pro dhe 210 kundër.

Legjislacioni i ri autorizon fonde të mëtejshme për modernizimin e ushtrisë amerikane.

Në këtë debat përfshihet edhe Draft-ligji vjetor i Komitetit të mbrojtjes i Senatit, miratuar dje, i cili tregon se do ta shtonte edhe Kosovën në listën e vendeve të Evropës Lindore, që kualifikohen për trajnim ushtarak amerikan në mes të tensioneve të rritura në Ballkan.

Akti fiskal i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare të vitit 2024, për të cilin Senati është planifikuar të fillojë debatin këtë javë, e lejon Kosovën të angazhohet në stërvitjet ushtarake të udhëhequra nga SHBA për të rritur ndërveprimin me forcat e NATO-s. Një gjë e tillë do t'i mundësonte Kosovës të merrte rimbursime për trajnime nëpërmjet stërvitjeve ushtarake shumëpalëshe me anëtarët e NATO-s dhe Partneritetit për Paqe të NATO-s, një listë e vendeve që përfshin rivalin e saj Serbinë, thanë gazetarët reporter nga Capitol Hill, ku pritet të nisë edhe debati.

Gazetarët thanë se si një anëtare e Partneritetit për Paqe të NATO-s, Serbia organizon rregullisht stërvitjet ushtarake “Platinum Wolf” me SHBA-në dhe aleatët e saj në NATO, prej pëmisimit të marrëdhënive të saj, me SHBA-në dhe aleatët e saj në NATO, gjë që Serbia, edhe synon ta bëjë këtë përsëri këtë vit në mes të ashpërsisë së saj me Kosovën, eskalimin e situatës në veri të Kosovës.

“Komiteti për Punë të Jashtme i Senatit Amerikan i lavdëron përpjekjet e Departamentit të Mbrojtjes, të SHBA, për të mbështetur Republikën e Kosovës teksa punon për të zhvilluar dhe përmirësuar forcat e saj të sigurisë kombëtare, veçanërisht përpjekjet për të rritur profesionalizimin, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe forcimin e aftësisë së Kosovës për t'iu përgjigjur kërcënimeve të jashtme dhe hibride”, thuhet në një raport të komisionit që shoqëron projektligjin, 

.Raporti thekson gjithashtu se Komiteti i Shërbimeve të Armatosura të Senatit "mbështet zgjerimin e bashkëpunimit të sigurisë kibernetike" me forcat e armatosura kosovare, duke udhëzuar Sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin që të informojë Kongresin mbi përpjekjet për ta bërë këtë deri në fund të vitit.

“Komiteti beson se Departamenti i Mbrojtjes duhet të identifikojë fushat për të çuar më tej bashkëpunimin ekzistues të sigurisë kibernetike dhe gjithashtu mundësi të reja për të forcuar partneritetin dypalësh”, thuhet mes të tjerave në raport.

Një gazetar i NBC duke raportuar nga Washingtoni, tha se përpjekja për të thelluar lidhjet ushtarake SHBA-Kosovë vjen pasi administrata e Biden dhe ligjvënës të shumtë kërkojnë të zbutin marrëdhëniet e përkeqësuara të Prishtinës me Serbinë në mes të tensioneve në rritje midis komuniteteve shqiptare dhe serbe në veri të Kosovës.

Për këtë Komisioni për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, i kryesuar Ligjëvënsi republikan i New Jersey -t, Thomas(Tom) Kean, kryesues i Komitetit për punë të Jashtme, në kongresin amerikan në seancën dëgjimore :  “Stabiliteti dhe siguria në Ballkanin Perëndimor: Vlerësimi i politikës së SHBA”, tha se “i takon Shteteve të Bashkuara të marrin një rol udhëheqës në Ballkanin Perëndimor”,, megjithëse ligjvënësit kanë qenë disi të ndryshëm në “gjykime” për sa i përket presionit për të ushtruar ndaj Kosovës, kundrejt Serbisë, në mosmarrëveshjet e tyre, lidhur me situatën e krijuar në veri të Kosovës.

"Qeveria e Kosovës duhet të angazhohet në zbatimin e një asociacioni të komunave me shumicë serbe siç u zotua të bëjë 10 vjet më parë," tha në seancën dëgjimore kryetari i nënkomisionit për Evropë, Thomas Kean, R-N.J. “Megjithatë, insistojë ai janë SHBA-të, ato që duhet të sigurojnë që asociacioni, mbron të drejtën e serbëve të Kosovës pa cenuar aspak autoritetin e Kosovës mbi territorin e saj sovran dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.”, tha ai.

Simbas raportuesve amerikan thuhet se “Dhuna shpërtheu në komunat me shumicë serbe të Kosovës veriore, muajin e kaluar, erdhi pasi Prishtina zhvilloj zgjedhjet në të cilat morën pjesë vetëm 3%, e votuesve, dhe vendosi kryetarë komunash shqiptarë, të cilët kishin fituar zgjedhjet pas bojkotit serb, të diktuar nga Beogradi. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq kishte kritikuar ashpër zgjedhjet dhe kishte mbështetur bojkotin.

“Ne i mbështetëm zgjedhjet në komunat veriore, përkundër kundërshtimeve të Serbisë. Ne njohëm rezultatet e zgjedhjeve edhe me 3 për qind, ne e njohëm përzgjedhjen e kryetarëve të komunave edhe pse pati kundërshtime nga Serbia”, tha dje Eskobar në një përgjigje “justifikuese” nga Departamenti i Shtetit, për letrën që i drejtojë kësaj administrate ish kongresisti demokrat i New York-ut, Elitot Engel.

“SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian i kanë bërë thirrje Kosovës që të mbajë zgjedhje të reja nëpër komuna,” dhe Zëvendës Sekretari i Shtetit për Çështjet Euroaziatike Gabriel Escobar , dhe shtoi se “dështimi për ta bërë këtë mund të ndikojë në aspiratat e Prishtinës për t'u anëtarësuar në NATO dhe BE”.

“Kërkesa jonë e vetme ishte që Kosova të mos përpiqet të vendosë kryetarët e komunave me dhunë aty ku po ndodhnin protesta”, tha Escobar para Komisionit të Punëve të Jashtme dje, (të martën 18 korrik). "Ndërkohë, ne kemi qenë shumë të ashpër me Serbinë."

Escobar vuri në dukje se SHBA-ja ka "marr zotim" nga Serbia për të mos kundërshtuar zgjedhjet e reja "dhe ka pasoja për Serbinë nëse ata e kundërshtojnë këtë".

Mirëpo, Escobar dje megjithse u pyet nuk dha asnjë garanci nga Washingtoni, se Serbia do të njohë Kosovën, në se arrihet marrëveshja, por deklarojë se : “Marrëveshja i kërkon Serbisë që ta njohë sovranitetin e Kosovës dhe integritetin e saj territorial. T’ia njohë simbolet kombëtare, flamurin, dokumentet qeveritare, diplomat, targat e makinave dhe ia ndalon Serbisë që ta bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Kosovës i kërkohet që të zbatojë obligimin që e ka për formim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ne besojmë që të dyja vendet duhet të angazhohen menjëherë në këto aspekte, pa parakushte. Duhet të nisin ta kryejnë pjesën e tyre”, tha dje  Escobar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat