Dega e Vatrës në Manhattan mbledhje me vatëranët

Amerika

Dega e Vatrës në Manhattan mbledhje me vatëranët

Nga: Beqir Sina Më: 17 gusht 2023 Në ora: 06:23
Logo "Vatra"

Më datë 07.01.2023, rreth 34 Vatranë morën pjesë në një mbledhje Zoom për problematikat aktuale të Vatrës. Bazuar në Kanunore, veprimtaria e Federatës Vatra zhillohet në zbatim të Kanunores dhe në përputhje me ligjet amerikane, si rrjedhoje, mendimet dhe kundërshtitë e ndryshme të anëtarëve të Vatrës kanë qenë konform Kanunores dhe Amandamentit të Parë të Kushtetutës Amerikane që mbron lirinë e fjalës. Takimi u mbajt në një frymë tepër dinjitoze ku pati kohë që të degjoheshin të gjithë zërat. Më poshtë vijojn një permbledhje e shkurtër mbi cështjet e diskutuara.

Situata Aktuale në Vatër

Nevoja Urgjente për mbledhje dhe rivendosjen e frymës historike të Vatrës. Vatranët present qortuan vendimet e nxituara të Kryetarit Berisha të cilat po shkaktojnë jo rritje dinjitoze të antarësisë së Vatrës, sic është premtuar nga Z. Berisha, por jnë fryrje fiktive të sajë.

Liria e fjalës dhe shprehja e vullnetit të të gjithë Vatranëve. 

Vihet re se liria e fjalës në Vater po cenohet gjithmonë e më shumë. Kjo, jo vetëm prej mangësive të Kryeredaktorit por edhe prej (simbas tij) direktivave të kryesisë. Censuara ndaj shkrimeve dhe opinioneve të vatranëve në gazetën e Vatrës Dielli nuk mund të vazhdojë dhe nuk ka asnjë bazë, as në Kanunore dhe as në ligjet e SHBA,

Mbi Kuvendin e kaluar të datës 26 Shkurt 2022, u diskuatua mbi:

I vetmi institucion I zgjedhur me votë prej Kuvendit që eshtë ai i Kryetarit te Vatrtes, me nje mandat 2 (dy) vjecar. Për sa I përket Kanunores së re dhe Mandatit të Kryetarit, asnjera prej këtyre dy pikave nuk ka patur votën e nevojshme per tu aprovuar nga kuvendi. 

Veprimet e Kryetarit te Vatrës bien ndesh me Kanunoren. 

Ai ka emëruar dhe shpadhur strukturat e Vatrës, Kryesinë, Këshillin dhe kryetarin e Këshillit pa u bazuar ne Kanunore . Pamjet filmike dhe mungesa e proces verbalit qe sanksjonon mbylljen e punimeve te kuvendit, konstatojne se në mënyrë arbitrare disa nejrëz që vetë emërohen në “kryesi,” pa asnjë autorizim (apo tager kanunor), ratifikojnë të gjitha vrejtjet dhe korigjimet që u propozuan dhe aprovuan në kuvend, e drejt eksluzive kjo vetëm e kuvendit të ardhshëm.

Në “Kryesine” aktuale të Vatrës verehet një përpjekje për të paraqitur votimin e “Kanunores së re” si një kapitull të mbyllur duke e quajtur atë të kaluar dhe duke bazuar vendimet e marra së fundmi nga nenet e saja, kjo që ben që të gjitha keto vendime janë de facto të pa vlefshme dhe jo legjitime.

U diskutua mbi mungesën e plotë të raportit të veprimtarisëe financjaare. Mungesën e trasprencës mbi fatin e donancjoneve që Vatra mblodhi për të ndihmuar mbas tërmetit shkatrrimtar në Atdhe.

Në takim u fol gjithashtu për shpifjet, si ato qëe kane lidhje me videot e kuvendidt, ku Vatrane të vjeter janë akuzuar nga persona të caktuar për manipulim të videove. Sharje personale, si ato që kanë ndodhur gjatë takimeve të kryesisëe ndermjet anëtarëeve të sajë. Në disa raste keto sharje personale e kalojne cakun e sharjes dhe kalojnë në sferën e kërcenimit që përbën një vepër penale e demënueshme nga ligji i SHBA. Sharje, shpifje apo perulja e figurës sic janë disa raste flagrante ndaj Kryetarit të Nderit të Vatres Z. Rexhaj.

Largimet dhe Dorëheqjet:

Në lidhje me piken e mësiperme u diskutua gjithashtu edhe për largimet pa kriter dhe të jashtëligjshme të Vatranëve Z. Mirakaj dhe Z. Lumaj. Kryesia e Vatrës ka tejkaluar, ose më mirë ka marrë kompetenca që nuk I përkasin. Largimi I Anetareve të Vatrës merret në shqyrtim vetëm nga Keshilli I Vatës dhe është legjitim vetëm me 2/3-n e votave.

Dorëheqja e Z. Dine nuk është pritur mirë prej asnjë nga presmarrësit, te cilet ne menyre individuale, nuk e kanë pranuar dorheqjen e tij. Me sa duket Z. Berisha me Largimin ilegjitim të Z. Mirakaj, mirëpriti me krahet hapur edhe largimin e Z. Dine, Nje pikë kjo qe ka lidhje edhe me zotimet e Z. Berisha në kuvendin e 26 Shkurtit 2022, I cili nuk arriti misjonin e marrë përsiper për bashkimin e vatranëve, perkundrazi e thelloj ndarjen ndërmjet tyre.

Gjëndja fizike dhe trajtimi skandaloz i bibliotekës së Vatrës

Disa Vatranë folën rreth gjëndjes skandaloze të Bibliotekes së Vatres dhe mundesine e humbjes me apo pa mendje të dokumentave Historike, të cilat nuk I përkasin individëve, por të gjithë kombit Shqiptar. Nje numer I madh Vatranesh mendojne se pergjegjës për gjendjen aktuale jane Kryetari I Vatrës dhe Kryeredaktori I saj.

Gjate bashkebisedimit u propozua që Vatra të krijojë të gjitha mundësitë dhe hapsirat e nevojeshme që Vatranët që kanë kontribur në ditët më të vështira të egzistencës së Vatrës të jene më aktiv në ringritjen e Vatrës në vlerat morale dhe historike të saj.

Për më teper, u kërkua që të otganizohet një takim i hapur në ambjentet e Vatres. Të diskutohen problematikat e lindura dhe të fillojë puna për thirjen e një kuvendi të jashtëzakonshëm ose (për efekt kohor) të kuvendit të radhës në fillim te vitit të ardhshëm, Bazuar ne Kanunoren historike të Vatrës në të cilën u bazua edhe kuvendi I dates 26 Shkurt 2022.

Ky dokument do ti dërgohet administratës së Vatrëse për protokollim dhe botim në gazetën Dielli. Së funmdmi, duke u mbeshtetur në frymen e Vatrës, bazuar gjithashtu në të drejten kushtetuese të SHBA, mbi lirine shprehjes, ky document do të publikohet edhe në organet të tjera të shtypit apo rrjete socjale. Duke shpresuar që praktika e heshtjes dhe e shantazhit të c’rrënjoset njëherë e përgjithmonë në Vatrën e të gjithë Shqiptarëve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikëes dhe e të gjithë dashamirësve të sajë AtDheDashës, kudo që ndodhen në botë.

Vatëranet:

Ervin Dine, 2) Agim Rexhaj, 3) Nazo Veliu, 4) Lek Mirakaj, 5) Ramiz Mujaj, 6) Idriz Lamaj, 7) Merita McCormack, 7) Marjana Bulku, 9) Elton Mara, 10) Sergio Bitici, 11) Muhamet Omari, 12) Ibrahim Kolari, 13 Agustin Mirakaj, 14) Asllan Bushati, 15) Mark Mernacaj, 16) Viktor Vorfi, 17) Idriz Celaj, 18) Ylli Cakani, 19) Besart Mujaj, 20 Ilirjan Blloshmi, 21 Eduart Aranitasi, 22) Alban Mirakaj, 23) Marin Prendi, 26) Alban Bici, 27) Gazment Toska, 28) Mikel Ndoci, 29) Anton Vorf, 30 Klajdi Rapaj, 31 Kejvi Rapaj, 32, Tomorr Gjuta, 33) Ahmet Gjuta, 34) Valentin Lumaj, 35 Ilir Gjini. 

Kërkesë e Vatëranëve: 

Data, detajet dhe platforma e këtij takimi të publikohen në Gazetën Dielli dhe në faqen e Facebook të Gazetës Dielli.

Ps. Nga Gazeta Dilli deri më sot nuk ka asnjë publikim.

Ky është fakt! 

Me respekt Vatranët

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat