28 Nëntor: Meshë dhe flamuri kuqezi valvitet në Kambanoren e Kishës “Zoja e Shkodrës”

Amerika

28 Nëntor: Meshë dhe flamuri kuqezi valvitet në Kambanoren e Kishës “Zoja e Shkodrës”

Nga: Beqir Sina Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 09:21
Kisha

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntorit, në Kishën Zoja e Shkodrës,  u dha një Meshë, të cilën e mbajti famullitari i saj Dom Pjetër Popaj, kurse flamuri kuq zi u ngritë në kulmin Kambanores së kësaj kishe 

Kisha Zoja e Shkodres në Nju Jork, e nisi diten e 28 Nëntorit - Festen e Pavarsisë së Shqipërisë, me Meshë dhe lutje për Kombin Shqiptar.

Në njoftimin e kësaj kishe - faqen zyrtare të saj në rrjetin social Facebook, thuhet se kisha e shqiptarve në Nju Jork, me rastin e 28 Nëntorit, vazhdojë traditën tonë kombëtare në Amerikë.

Famullia Zoja e Shkodrës ftojë me këtë rast të gjithë shqiptarët t’i bashkoheshin, më 28 nëntor, që ashtu sëbashku të festojnë Ditën e Pavarësisë dhe Festën e Flamurit.

Festimi thuhet në njoftim fillojë me Meshën e shenjtë në mes drek (ora 1 pas dite) kushtuar dëshmorëve të kombit. Në ndërkohé që fillë  mbas Meshës, vazhdoi ceremonia e ngritjes së Flamurit mbi kambanoren e Kishës dhe pastaj, u kalua në qendrën Nëna Tereze, për të vazhdur festën me këngë e valle si dhe një koktej festiv për të gjithë pjesëmarrësit.

Dom Pjetër Popaj, famullitari Kishës duke  mbajtur  Meshën në gjuhën shqipe, kërkoi nga besimtarët, që të luten për shpirtrat e të gjithë atyre shqiptarëve që luftuan dhe vdiqën që Shqipëria, të bëhej e pavarur.

Po të mos ishin ata shqiptarë të guximshëm të cilët ishin të gatshëm për të luftuar dhe për të vdekur për Shqipërinë, ne nuk do të kishim një Shqipëri të lirë dhe të pavarur, si e kemi sot”, ka thënë Dom Popaj gjatë meshës.“Historia e jonë nuk është e shkurtër por mijëravjeçare. Zoti i madh e ka ruajtur dhe forcuar popullin tonë, që t’u qëndroj luftërave, okupimeve prej të huajve, diktaturëve e vuajtjeve të vazhdueshme. Armiqtë tanë n’daç të huaj n’daç të shtëpisë janë munduar për t’na përulur, nënçmuar, mohuar të drejtat humane dhe në fund për të na shkatërruar krejt”, është  shprehur prifti shqiptar Dom Pjeter Popaj.

Si për çdo vjet më 28 Nëntor kisha shqiptare në Nju Jork, bën ngritjen e flamurit kuqezi – e cila tashmë eshte bërë një traditë e bukur e kësaj kishe shqiptaret në Amerikë.

Ceremonia ka filluar në mesdrekë fill pas Meshës së shenjtë, kushtuar dëshmorëve tanë për liri, dhe atyre amerikanë, të të gjitha kohërave. 

Fill pas Meshës, në oborrin para kishës para “kullës” së Kryqit të Kambanores, ka filluar ceremonia e ngritjes së Flamurit. Një grup i fëmijve pjestar të grupit të vallëtarëve – Rozafati të veshur me kostumet popullore, ngritën flamurin kuq e zi.

Ngritja e Flamurit tonë kombëtar është shoqëruar me këndimin e himnit të SHBA dhe atë të Shqipërisë, kënduar nga këngëtari i mirënjohur Gëzim Nika, (bord Agim Kola), Meshtari i kësaj kishe Dom Pjetër Popaj, dhe dhjetra besimtarve

Më pas në sallën e Qendrës “Nëna Tereze” ishte përgatitur një koktej me pije dhe ushqime të ndryshme të rastit si dhe një program i bukur kulturor.

Ku, grupi i fëmijeve vallëtarët e “Rozafatit”, i koregografes Angjelina Nika, të gjithë të veshur me kostume folklorike shumëngjyrëshe, kërcyen së bashku me besimtarët disa valle nga të gjitha trevat shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat