Nju Jork, festa e Flamurit kuq e zi, Parada me makina luksoze e shqiptarëve në Staten Island

Amerika

Nju Jork, festa e Flamurit kuq e zi, Parada me makina luksoze e shqiptarëve në Staten Island

Beqir Sina, New York Nga Beqir Sina, New York Më 3 dhjetor 2023 Në ora: 17:48
Foto nga vendi i ngjarjes

Është bërë tashmë si traditë e përvitshme e shqiptarëve,, e atyre që jetojnë në Zonën e Tri-Shteshit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që të festojnë Ditën e Flamurit kuq e zi, 28  nëntorin nga mjediset e mbyllura të lokaleve të dalin edhe të festojnë edhe jashtë, përkatësisht nëpër rrugët e sheshet kryesore të disa qyteteve amerikane si në Nju Jork, Filadelfia, Boston, Detroit e Çikago.

Në boron- qytet/lagjen e  New York Cityt, Staten Island, qindra shqiptar zgjedhin nën kujdesin e organizatës Rrënjët Shqiptare dhe drejtuesve të tjer të shoqatave nga ky qytet , festimin e Ditës së Flamurit - Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë , e festojnë si komunitetet  e tjera , në Nju Jork, teksa tashmë simbas traditës ata shifen të dalin në një  “ paradë “ me mjetet e tyre teper luksoze.

Ata dalin  me makina dhe motora që kushtojnë shumë shtrenjtë, veshur ato me flamujë kuq e zi dhe atë Amerikan, të gjitha zbukuar për Ditën e Flamurit me simbolet e ndryshme tona kombëtare, madje në veshjet e tyre motoçiklistët (xhaketat e zeza të lëkurës), bie në sy edhe logoja me emblemën e Gjergj Kastriotit Skëndërbeu, Illyrians dhe harta e Shqipërisë Etnike ose Mbretëreshës Teuta.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Parada me makina luksoze në Staten Island me flamurin kuq e zi, këngë e valle shqiptaret ka më shumë se 5 vjet që ka nisur .

Dhe, është duke u mbajtur për çdo vjet në 28 nëntor, në njërën nga ato pesë borot (borough)qytet /lagjet  e Nju Jorkut, që gjithënjë e më shumë vjen duke u populluar me shqiptarët.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Janë familjet shqiptare të cilët dekadën e fundit po zgjedhin për të jetuar ishullin Staten Island , ku zyrtarët e këtij qyteti pranojnë të thonë se aty jetojnë mbi 50 mijë shqiptarë , të mirëintegruar që po japin me vite një kontribut të madh, thonë ata edhe në zhvillimin e rritjen e Staten Islandit.

Këtë vitë me rastin e festimit të 28  nëntorit Ditës së Flamurit, 111 -vjetori i Shpalljes se Pavarësisë së Shqipërisë, tre njëshat e 111 vjetorit,  bënë bashkë qindra shqiptarë të cilët zbarkuan në rrugët kryesore në qendër të qytetit Staten Island për të festuar ditën e Pavarësisë, duke mbajtur dhe atë të ashtuquajturën “parad” me makinat e shtrenjeta të shqiptarve stolisur kuq e zi me flamurin tonë kombëtar.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Rrugët Father Capedano dhe Hylan Bulevard dy rrugët kryesore u bllokuan nga dhjetra auto vetura luksoze të shqiptarëve, që lëviznin të shoqëruara në krye nga makinat e policisë .

Në çdo makinë nga dritaret ose mbi “ roof tap - çatinë” e automjeteve dukshëm ata mbanin duke valëvitur flamuj shqiptarë, në tipe autoveturash të tilla si: Coverts, Audi, Mercedes, Toyota, Ford, Nisan, Chevrolet e tjer, si dhe makina sportive të konvertueshme që lëviznin në rrugët  e qytetit duke u rënë borive., dhe “ndezur” gomat e makinave nga shpejtësia.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Ndërsa, duke përqafuar frymën e pavarësisë! nën përkujdesjen e organizatës Rrënjët Shqiptare  - Marko Kepi, Shoqatës Ulqini- Xhemo Lanica së bashku me veprimtarët  e komunitetit shqiptar në Staten Island :  Jasin Gjokaj, Blendi Bekteshi, Metin Tim Mlloja, Shoqata Ana e Malit dhe Kraja, e tjer,  që me krenari e kanë ndihmuar të stolisin Bulevardin Hylan me 500 flamuj shqiptarë dhe amerikanë në një nderim të madh për lirinë e kombit tonë. 

Një falenderim i përzemërrt me këtë rast shkon për atë që kontribon për cdo vjet edhe  financiarisht ai me familjen e tij Belul Qoku që dhuron bujarisht çdo vit flamujt dhe vendos ato në qendrat ku duhet të vendosen, duke i dhënë një prekje të veçantë kësaj nisme vjetore komunitetit shqiptar në Staten Island-NY.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

“Së bashku, ne qëndrojmë të bashkuar për të përkujtuar trashëgiminë tonë të përbashkët dhe për të kremtuar vlerat që na lidhin dhe na bashkojnë!” shkruan Xhemo Lanica.

Këtë vitë meqense dhe presidenti i qytetit është zgjedhur një mik i shqiptarve Vito Fosella shoqërimi i automjeteve të shqiptarve në lëvizjen e tyre në mënyrë të organizuar në “autokollonë” u mbajtën nën kujdesin e automjetve të policisë njujorkeze NYPD-së, ndërsa qarkullimi i rregullt disa herë në përpjekje për të kaluar nëpër ato rrugët ku  festonin shqiptarët me flamurin kuq e zi, u ndal pasi policia në çdo kryqëzim bëri mbylljen e rrugëve.

“Unë e di dhe kam arritur të njoh atë  dashurinë dhe respektin tuaj për Amerikën,. Por, edhe atë krenarinë  tuaj kombëtare që keni për Flamurin Kuq e zi, për traditat, kulturën e historinë, veshjet folklorike shumëngjyrshe dhe të bukura, këngët e vallet tuaja, respektin që keni për familjen e tjera. Andaj gjithmonë ne si emigratë në Amerikë, e dimë se kemi ardhur në këtë vend të madh, në vendin më të madh në historin e botës. Por kjo nuk do të thotë se ju dhe ne e harrojmë atë se nga vijmë”, tha Fossella, duke ju referuar edhe origjinës së tij Italia.

“Gjyshërit tuaj, stërgjyshërit tuaj sakrifikuan për ta bërë Shqipërinë të lirë dhe të pavarur. Shumë prej nesh mblidhemi nga e gjithë bota, në këtë vend të madh , së bashku, për të thënë se liria dhe pavarësia duhet të mbeten përgjithmonë, dhe mënyra se si ju dilni sot për të festuar këtë  ditë të pavarësisë na bën të gjithëve një”, tha Fossella.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Kjo festë e bukur e shqiptarëve u mbyllë me një ceremoni solmne në  ngritjen e flamurit në oborrin para ndërtesës ne Staten Island Borough Hall e cila është ndërtesa kryesore komunale për bashkinë e Staten Island në qytetin e Nju Yorkut, me pjesemarrjen e vet presidentit Vito Fosella , Asambleisti Sam Pirozzolo, Senatorja e Shtetit Jessica Scarcella-Spanton dhe disa drejtuesve të tjer vendore.

Vito Fosella i cili foli për këtë ditë duke nderuarflamurin kuq e zi ka vleresuar komunitetin shqiptar.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes
Image
Foto nga vendi i ngjarjes

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat