Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare & 10 Vjet AADLC / Children of the Eagle

Amerika

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare & 10 Vjet AADLC / Children of the Eagle

Nga: Beqir Sina Më: 3 mars 2024 Në ora: 18:30
Autori Beqir Sina

Në Yonkers - New York, të shtunën më 2 mars, në një nga ambjetet e lokalit “Royal Regency” - Yonkers New York, në një festë të veçantë Gala me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, është festuar edhe 10 - vjetori i AADLC & Children of the Eagle, një sukses në shërbim të ruajtjes së kulturës dhe gjuhës shqipe në New York .

Festimi i Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Nënë, është mbajt me motivacionin “10 Vjet AADLC & “Fëmijët e Shqiponjës” me themeluese dhe drejtoresh mësimdhënësen Drita Gjongecaj .

Modelja Shqiptare me fame botërore Emina Çunmulaj - Nazarjan ishte e ftuar e nderit në këtë event, ndërsa u nderua me pllakën e qelqtë “Ten Years AADLC / Children of the Eagle”

Mikpritësja e kësaj veprimtarie, drejtoresha dhe themeluesja e shkollës shqipe “AADLC / Children of the Eagle”, Drita Gjongecaj, shkroi në llogarinë e saj në Fb, se ka qenë një nder i madh të prezantonte të ftuaren tonë speciale të këtij eventi kuptimplotë, “znj. Emina Cunmulaj Nazarian, Konsullata e Nderit e Shqipërisë në Florida (Konsule Nderi e Shqipërisë në Florida)!”
Ajo shkruan se "Emina Cunmulaj Nazarian, është një top-modele dhe filantropiste amerikane/shqiptare, e cila u bë e njohur në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare duke fituar një konkurs global modelimi në ish-Jugosllavinë e mbetur që nuk egzistonë më, dhe më vonë duke u bërë modelja e parë shqiptare që u shfaq në kopertinat e katalogjeve prestigjoze: Vogue, Elle dhe Marie Claire.

E frymëzuar nga bujaria e familjes së saj gjatë konfliktit ballkanik, ajo iu përkushtua filantropisë, veçanërisht me Fundjavë Ndryshe, duke ndihmuar familjet në nevojë në Ballkan nëpërmjet Fondacionit Familjes Younes & Soraya Nazarian, ajo ka promovuar humanizan dhe arsimin. Emina ka dhënë leksione për filantropinë në Universitetin e Harvardit dhe në Universitetin e Miçiganit dhe së fundmi ka rritur ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit në Mal të Zi. Si Konsule Nderi Shqiptare e Floridës dhe anëtare e bordit të Fondacionit Shëndetësor të Spitalit Baptist dhe Federatës Pan Shqiptare të Amerikës VATRA, ajo vazhdon të frymëzojë ndryshime pozitive shoqërore nga Miami me bashkëshortin dhe tre fëmijët e saj.”

Aktivistja Ori Balaj e cila mori pjesë në këtë festë, në statusin e saj në rrjetin social Facebook, shkruajti për festën e shkollës, dhe publikojë një set me fotografi shumë të bukura nga ky aktivitet : Një kënaqësi e papërshkrueshme të shohim yjet tona që shndritin në koncertin për 10 Vjetorin e Shkollës Shqipe AADLC - Shkolla Shqipe Children of the Eagle. Shumë faleminderit zysh Drita Gjongecaj dhe stafit të palodhur të shkollës për një event kaq te bukur *Rrobat i kemi nga e veçanta Alda M. Hoxhaj.

Marjana Zeneli Bulku , e cila i parapriu kësaj feste me një shkrim të posaçëm, shkroi mbrëmë një status nga festa : Një mbrëmje e paharruar mes Miqve të Children of the Eagle në Darkën e 10 vjetorit të saj. Një histori 10 -vjeçare pune e suksesesh progresive .Urimet ma t’mira Drita dhe stafit tuaj. Faleminderit per organizimet plot ngjyra, traditë, vlera dhe kualitet që i servirni komunitetit shqiptaro amerikan .Bravo!, shkruan Bulku.

Pronari dhe Drejtori I Televizionit “Kultura Shqiptare”, Adem Belliu, është shprehur se kjo festë ka qenë me të vërtet një natë shumë e bukur dhe me vlerë kombëtare.”Zonja Drita Gjongecaj është një drejtuese e talentuar në sistemin e arsimit të Nju jorkut. Ne komunitetin tone na duhet një organizues si Drita” shkruan Belliu.

Mësimdhënësja Adelina Lacaj ka uruar festën “10 Vjet AADLC & “Fëmijët e Shqiponjës”: “ Urime dhe shume suksese ne vazhdimësi! Puna juaj e bukur do te lere gjurme te ardhmen e tyre! Ishte shumë kënaqësi të shikoja nga afër ndërthurjen e talentuar te ideve tuaja dhe ngrohtësinë qe i dhuroje stafit, prindërve, e miqve që të admirojnë! Thjeshtësia juaj spikat!”

Ndërkaq, Albana Konçi nga AAWO, thotë se : Një mbrëmje me shumë emocione. Të shikosh fëmijë të lindur Dhe rritur në Neë York që ruajnë traditën dhe gjuhen e bukur Shqipe. Kjo i dedikohet punës së palodhur Dhe gjithe përkushtim të Drita Gjongecaj dhe mësuesve të perkushtuar. Urime Dhe suksese të mëtejshme në këtë mision sa të bukur dhe të vështire. Respekt pafund. Faleminderit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat