Promovohet monografia "Historiani përballë ngjarjeve të mëdha të kohës (Beqir Krasniiqi - Bajraktari jeta dhe veprimtaria)

Amerika

Promovohet monografia "Historiani përballë ngjarjeve të mëdha të kohës (Beqir Krasniiqi - Bajraktari jeta dhe veprimtaria)

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 25 prill 2024 Në ora: 15:07
Foto ilustrim

Ditëlindja është një rast i veçantë për të festuar me njeriun që e doni dhe e vlerësoni.

Ajo është koha për të reflektuar mbi të gjitha kujtimet dhe përvojat e mrekullueshme të ndara së bashku, dhe për të shprehur mirënjohjen për dashurinë dhe mbështetjen ndaj tij.

Planifikimi i surprizës së përsosur të ditëlindjes për njeriun më të dashur mund të jetë një detyrë argëtuese dhe shpërblyese për çdo njerin.

80-vjetori i lindjes së Nënës Mirushe Bajraktari-Mushkolaj në të cilën morën pjesë njerëzit më të dashur të saj , në lokalin Villa "Barone Hilltop Manor" në Mahopac New York, ishte organizuar në mënyrë të përsosur nga djali i saj Burimi, në një festim ditëlindje të thjesht , me aktivitet argëtues dhe me vlera që të mund ta shijonin së bashku familjarët, miqt dhe dashamirët por më pas edhe më gjerë.

Natyrisht që 80-vjetori i lindjes së Nënës Mirushe , që ishte një ditë speciale, për familjen Bajraktari dhe Mushkolaj në Amerikë, të afërmit e të dashurit e tyre , por edhe e veçantë për suprizat që nuk i munguan këtij aktiviteti familjar argëtues.

Për ta bërë sa më të dashur dhe më të vlerësuar, aktivitetin familjar, djali i saj Burimi , në ditëlindjen e Nënë Mirushes, solli edhe atë suprizën më të bukur për Nënën e tij , duke i sjell një kujtim të përmallueshem, që Nëna Mirushja, ai dhe vëllezrit e motrat, dy familjet Bajraktari e Mushkola, të gjithë të dashurit e tyre, do ta ruajnë në kujtimet e tyre për vitet në vijim.

Ishin dy dhuratat më të bukura , ose suprizat e kësaj feste familjare ajo kur i biri Burimi, i dhuronë Nënës së tij librin "Historiani përballë ngjarjeve të mëdha të kohës (Beqir Krasniiqi - Bajraktari jeta dhe veprimtaria), dhe, ndërsa,Harry Bajraktari nipi i Mirushes i dhuron një unazë të shtrenjët për gruan e xhaxhait të tij Merushes në ditëlindjen e saj.

"E solla këtë libër që ta "promovojë sot në ditëlindjen tëndë, ju drejtua nënës së tij Burimi , për të sjell më shumë gëzim dhe dashuri në jetën tënde. Në këtë ditë, tha ai shpresoj, që të ndjehesh edhe një her thellësinë e dashurisë, së burrit( babait tonë) por dhe vlerësimit tim për gjithçka që ai na ka lënë pas, si trashgěmni që ne të gjithë të mbetemi krenar, por edhe për të treguar atë sa e dashur je ti Nënë për ne të gjithë fëmijët e tu.

"Dashuria e Nënës është hyjnore"

Me lejoni qe te ju pershendes te gjithve dhe tu falenderoj për pjesemarrje e ne veçanti ta puth me mall mamen tone te dashur, për pervjetorin e së ciles jemi mbledhur, tha i biri i saj Burimi, ndërsa po këndohej kënga tradicionale "Happy Birthday to You!- Shumë urime për Ty! dhe po pritej keku i 80-vjetorit.

Me tej ai tha:

Po u them qe ne fillim se sot kam emocione sepse është kënaqësi qe te perjetosh një rast te till bile në një 80 vjetor, kjo gjatësi jete nuk i ngjanë çdo kuj.Njëkohësishtë kamë edhe një ndejenjë keqardhje se nuk e kemi kulmin e shtëpisë si e quanim ne,babain e dashur, por edhe për te jemi kujdesur qe pikerishtë nga ky moment edhe atij do ti a çojmë nje selam per ta perkujtuar qe do ta kuptoni konkretisht fare ne fund ...

Nëna jonë, Mirushja, nënë e pesë fëmijëve, dy vajzave dhe tre djemve, që vetëm shpirti dhe mendja e saj e di si i ka rritur , po i mbush 80 vjet. Me këtë rast, edhe po t’ia sillnim të gjitha të mirat e botës, edhe por ta shëtisnim nëpër tërë vendet ku njeriu mund të kënaqet, ajo prapë së prapë do të donte të ishte me ne dhe me fëmijët tanë. Sepse, dashuria e nënës për fëmijët është e tillë, që nuk zëvendësohet me asgjë, sepse dashuria e gjyshes, për nipërit dhe mbesat është më shumë se sa vetëm kënaqësi e plakës apo plakut, është mjalti i mjaltit, siç kanë thënë përherë njerëzit tanë të mençur kur i kanë pyetur pse i duan aq shumë nipërit dhe mbesat.

Nëna jonë, Mirushja, po i mbush 80 vjet. Në këtë përvjetor të jetës së saj, as nuk duhet, as nuk është vendi të rikujtohen vuajtjet e saj, qoftë kur pushteti okupues i nxirrnin nga shtëpia dhe i vendosnin nëpër shtëpi të huaja,. Qoftë kur mungonte babai, herë nëpër spitale, herë nëpër studime, herë duke vrapuar pas shkollimit dhe punëve. Qoftë kur duhej ta lëshonte vendlindjen, nën krismat e bombave dhe pushkëve të hasmit tonë, Serbisë, me burrin e saj, e babanë tonë, të sëmurë rëndë dhe të merrte rrugën e ardhjes në Amerikë. Qoftë duke i shërbyer natë e ditë, siç thuhet, sidomos kur ai ishte i sëmurë rëndë, ngase kishin bërë një jetë të tërë bashkë, kishin kaluar gjithë ato vuajtje dhe ato gëzime jete bashkë, por edhe kishin lindur dhe i kishin rritur pesë fëmijë, dy vajza e tre djem, secili më i mirë dhe më i shëndetshëm se tjetri.

Nëna jonë Mirushja, po i mbush 80 vjet, por dashuria e saj është përherë e njëjtë, është dashuri hyjnore. Prandaj, kanë thënë të mençurit e botës, se nuk ka robëri që e mund dashurinë e nënës. Nuk ka pushtues që e vret dashurinë e nënës. E tillë është edhe dashuria e nënës sonë, e cila nuk matet me asgjë, e cila nuk blihet as me parat e gjithë botës. E tillë është dashuria e nënës nëpër të gjitha kohët që ka kaluar, me burrin pranë, apo larg, me fëmijët e vegjël apo të rritur, deri sot kur po i mbush 80 vjet jete. Për ne, pesë fëmijët e saj, të nënës sonë, Mirushës, dhe babait tonë, Beqirit, sot në 80-vjetoprin e lindjes së saj, ndoshta asgjë nuk e thotë më qartë, se sa mendimi i amerikanit të madh, Abraham Lincoln, i cili në një rast, kur e kishin pyetur për nënën kishte thënë: ‘‘Gjithçka që jam, apo shpresoj se do të jem, ia kam borxh nënës sime engjëllore’’! apo gjate ramazanit qe e lam pas mesova se edhe pejgamberi yne qe ka thanë:”Xheneti është nën këmbet e nënave të juaja”.Cili fëmijë në botë, andaj edhe ne, fëmijët e nënës sonë të dashur, Mirushes, nuk e ka nënën atë melaqen mbrojtëse, nga të gjithë të papriturat e jetës nëpër të cilën ecim, rritemi, punojmë, jetojmë dhe vdesim. Cili fëmijë në botë, andaj edhe ne, të pesë fëmijët e nënës sonë të dashur, Mirushës, që po i mbush 80 vjet, se herë e ka vrarë gishtin e dorës, apo e ka lakuar këmbën, nuk ka thënë: Oh, nënë! Vetëm kjo, Oh, nënë, është klithma më njerëzore në botë, andaj dashuria e nënës është dashuri hyjnore, që vetëm Zoti ka ditur ta mbush shpirtin e saj, shpirtin e nënës, siç e ka mbushur me dashurinë e përjetshme të nënës sonë për ne dhe fëmijët tanë.

E shtrenjat nënë !Urime 80-vjetori i lindjes!Paç gjithmonë lumturi dhe shëndet të mire!Rruga jote qoftë me dritë të bardhë që vetëm Perëndia di të ta sjellë!

Me shumë dashuri dhe me shumë mall,ne fëmijët e tu: Agimi, Teuta, Tabja, Burimi dhe Arianiti

Ndërsa Harry Bajraktari, djali i Met Bajraktarit njëri prej vëllezërve të Beqir Bajraktarit që ka qenë në krye të krushqve me motrën e tij kur Merushia erdhi nuse në "derën" e Bajraktarit të Vernocit, solli disa kujtime mjaft të dashura të asaj kohe, të traditës së marrjes së nuses dhe i dhurojë një unazë të shtrenjët.

Ai tha se kjo është një ditë e bukur festimi për dy familjet tona Mushkola dhe Bajraktari që po festojmë 80 - vjetorin e lindjes së Mirushe Mushkolaj Bajraktarit.

Harry tha se Mirushja eshte nusja e axhe Beqir Bajraktarit. Andaj u mblodhëm të gjithë së bashku në kete ditelindje, me nipa dhe mbesa dhe farefisin Mushkolaj dhe Bajraktari.

Ne jemi gjithe te lumtur qe Mirushja, eshte prane nesh e cila eshte e dalluar gjithë jetën e saj per bujari, fisnikeri, per traditat e familjes te Dugagjinit, si dhe per patriotizmin e saj.

Mirushja, tha Harry ka kaluar nje jete te mire, por edhe me veshtiresi, ku dhe gjate luftes te fundit ishte ne Kosove.

Si e tillë ajo ka dashuri te thelle per kombin dhe familjen dhe prandaj ne jemi fatlum qe e kemi prane nesh. Vajza e Mirushes, Tabe, ku jeton dhe punon ne Kosove, udhetoi ne NY per te marre pjese ne kete gezim te nanes te saj"

Ndresa, faleminderoje nga zemra, kushuririn tim Burimin, per mikpritjen dhe organizimin e shkelqyer te festimit te 80 vjetorit te Mirushes, vlersojë shumé librin "Historiani përballë ngjarjeve të mëdha të kohës (Beqir Krasniiqi - Bajraktari jeta dhe veprimtaria) me autor Prof. dr. Emin Kabashi

"Meqenese axha Beqir na mungon, por prap ne kete gezim nuk u ndjeh mungesa sepse Burimi organizoi publikimin e nje libri, ku ne kete gezim ja dhuroj gjithe pjesmarresve, per punen dhe veprat e axhës Beqir".

Prezent në këtë aktivitet familjar ishte dhe editori i librit, Profesor Elez Osmani, i cili firmosi librin për të gjithë pjesëmarrësit.

Profesor Elez Osmani ths se në pjesën më të madhe të shkrimeve të tij, ku e ka mbështetur lëndën e monografísë së tij autori - Prof.dr. Emin Kabashi, ngjarjet historia kishin përmasë kombëtare.

"Rrjedhimisht, andaj mund thuhet se kjo frymë kombëtare ka përcjell edhe shkrimet e tij. Në këtë rrafsh është mbështetur dhe autori i monografisë profesor Emin Kabashi, duke shpallur me durin gjithë interesimin intellektual të një historiani. I cili, kishte pasë fatin të përjetonte dhe luftën botërore, por edhe armiqësinë shekullore të pushtuesve serb, qoftë ata të monarkisë mbretërore sllave, qoftë atë të ish -Jugosllavisë socialiste.

Autori i kësaj monografie, Prof. dr. Emin Kabashi në pas/kopertin ka shkrur :

Duke u marrë tërë jetwn me edukimin e nxënsve, dhe duke ua shpjeguar atyre historinë dhe gjeografinë, ai kishte mundësi të shihte edhe konkretisht ndryshimin në mes asaj historie, që ia kishin treguar në odën e families,nga ajo historia që shkruhej në tekstet shkollore të historisë dhe që duhej shpjeguar nxënësve, sipas plan-programeve shkollore të periuadhave të ndryshme të zhvillimit të arsimit në Kosovë. Prandaj, profesori Beqir Krasniqi-Bajraktari, më qartë se të tjerët, jo vetëm e kishte hetuar dhe e kishte ndjerë në kurriz peshën e robërisë por ai e kishte prekur me dorë edhe e kishte shfletuar nepër libra deformimin e ngjarjeve historike , par të mos thënë shtrëmbërimin e së vërtetës historike të jetës së popullit shqiptar."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat