Vdes 18 vjeçari shqiptar i cili u godit me thikë nga gangsterët amerikano-latinë

Amerika

Vdes 18 vjeçari shqiptar i cili u godit me thikë nga gangsterët amerikano-latinë

Më: 15 korrik 2016 Në ora: 18:47
Albert Dreni

Ka ndëruar jetë i riu shqiptar që u plagos me thikë mbrëmjen e ditës së dielë nga disa gangsterë amerikano-latinë në Milano të Italisë.

Sipas Corriere Della Sera, 18 vjeçari me emrin Albert Dreni, me origjinë nga Durrësi jetonte në Itali me të motrën dhe xhaxhin.

“Gangsterët” kishin shkaktuar një sherr të madh në një diskotekë në zonën e Castelbarco, Milano.

Pasi i nxorrën nga godina ata i hipën tramvajit dhe aty goditën me thikë djalin shqiptar.

Policia arrestoi për krimin Antonio Omar Velasquez, dhe Arturo Mauricio Sanchez Soriano i njohur si “Peludo”, 20 dhe 21 vjeç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat