Der Spiegel, Fox News, AP dhe shumë media tjera: "Militanti më i madh i Trumpit është shqiptar"

Amerika

Der Spiegel, Fox News, AP dhe shumë media tjera: "Militanti më i madh i Trumpit është shqiptar"

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 26 shtator 2016 Në ora: 18:27
Uljan Kolgjegja

“Donald Trump duket një njeri shumë i drejtë. Nuk është si këta politikanët shqiptarë që fusin lekët nëpër xhepa e janë hajduta. Ai është biznesmen dhe s’ka nevojë për lekë, besoj që do bëjë diçka më shumë. Trumpi do heqë farën e keqe në Amerikë”,- citohet të ketë thënë Uljan Kolgjegja, që tani është bërë senzacion nëpër mediat më prestigjioze të botës nga Der Spiegel, te Fox News deri te Asociated Press.

“Taksisti Shqiptar: Është militanti më i madh i Donald Trumpit,” e titullon shkrimin e botuar para pak çastesh magazina më e madhe e Evropës, Der Spiegel. Mediat e huaja nuk lënë pa përmendur edhe deklaratën e Edi Ramës, që i luteshte Zotit që "Trumpi të mos zgjidhet president pasi do përkeqësonte marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.”

"Kolgjegja ka dekoruar veturën e tij me foton e Trumpit. Prej atëherë ka shtuar fitimet në punën që e bën prej 13 vitesh," shkruan Fox News, përcjell botasot.info.

Por ndryshe mendon taksisti 37 vjeçar. “Trumpi është shpresë e re për gjithë botën dhe do ndryshojë gjithçka për mirë. Shikoni Obamën, Clintonin dhe në anën tjetër botën: Çdokund mbizotëron luftë. Kjo do ndryshojë me Trumpin.”

Në fund mediat ndërkombëtare shkrimin mes humorit dhe realitetit të përditshëm shqiptar, e përmbyll me vizitën e George W. Bush në Tiranë, 2007, ku u prit se hero.
Sonte është debati i parë i drejtpërdrejtë mes dy kandidatëve amerikan për president: Donald Trump dhe Hillary Clinton. Debati pritet të jetë i ashpër dhe do preken shumë tema, mbase edhe kjo e taksistit të çuditshëm shqiptar./Bota sot/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat